Kreu i Sigurimeve Shoqërore thirrje qytetarëve: Investoni në Fondet Private që te keni dy pensione në pleqëri

E mërkurë, 06 Prill 2022 14:02

 


Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado i ftuar në Report Tv ku foli mbi situatën e pensioneve në vend dhe rritjen e premtuar nga qeveria duke nisur nga data 1 prill si ndihmë për krizën e çmimeve, u ndal edhe tek fondet private të pensionit.

Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse kanë mundësi financiare të investojnë në këto fonde, pasi kur të jenë në moshën e pensionit do të kenë dy pensione, përveç atij shtetëror.

“Fondet private janë një gjë shumë e mirë që nuk është shfrytëzuar tamam. E mirë për dy arsye, fondet private vullnetare, të kapatilaizuara, të shëndetshme do të thotë që qytetarët do marrin më shumë pension në pleqëri, e cila do të ndikojë në uljen e presionit ndaj skemës publike për dalje para kohe në pension.

E dyta, njerëzve iu modifikon konsumin e tyre gjatë gjithë jetës. Nëse kursejnë sot në mënyrë vullnetare, do të thotë që ata do kenë një jetë më të qetë në moshën e pleqërisë. Në fakt iu bëj thirrje njerëzve që kanë mundësi të paguajnë krahas kontributit të detyruar, ta bëjnë.

Kur të dalësh në pension krahas pensionit nga skema publike të kesh të ruajtura në depozitën tënde përshembull dhe 20 milionë ose 30 milionë lekë të vjetra të cilat ose ke mundësi ti marrësh të gjitha në dorë ose krahas pensionit që merr në ISSH të marrësh edhe një pension tjetër 200 mijë lekë të vjetra”, tha ndër të tjera z.Hado.

Ekspertët e pensioneve prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në vendin tonë.

Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila para 10 vjetësh, ndërmori një reformë duke futur në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione, ashtu siç përmend më sipër edhe kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i pensioneve private vullnetare në Shqipëri ka një total asetesh neto prej 4,584.54 milionë lekë (37.96 milionë euro).

Mes katër Fondeve që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri, fondi që ka fituar më shumë besimin te qytetarët është Fondi SIGAL i cili rezultonte të kishte numrin më të lartë të aseteve duke zenë kështu rreth 45% të tregut.

Me një themel të fortë ligjor dhe kapitalin e duhur, Shoqëria Administruese e Fondit të Pensioneve Vullnetare “SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA” sh.a krijoi mundësinë dhe një vlerë të shtuar për të gjithë, për ruajtjen e standardit të jetesës në moshën e pensionit.

Përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL?

Disa prej avantazheve:

Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private

Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.

Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;

Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU

Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Adresa: Rruga Ukraina e Lirë, në krah të Ambasadës së Kosovës

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Orari: E hënë – e premte: 08:00 – 16:30

E Shtunë: 09:00 – 12:00

Mos harroni! Çdokush që dëshiron, mund të marrë një konsultim falas nga specialistët e Fondit SIGAL.

Koha për të investuar është tani. Me Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...