Prej vitesh OPEN DAY është një traditë e bukur e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Pas dy vitesh të vështirë për shkak të pandemisë shkaktuar nga COVID-19, në datën 21 Maj 2022 Universiteti hap dyert për të mirëpritur maturantët nga e gjithë Shqipëria e për të vizituar ambientet e kampusit universitar si auditorët, bibliotekën, qendrën e gjuhëve, laboratorët, klinikat, fushën e futbollit e të gjithë hapesirat shplodhëse e argëtuese.
Në këtë ditë ju maturantë, do të mund të merrni informacionet e domosdoshme për diplomën evropiane dhe programet e studimit Mjekësi e Përgjithshme, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi, Farmaci, Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Arkitekturë.
Ju do të keni mundësinë të takoheni me profesorët, koordinatorët, studentët dhe ish studentët të cilët tashmë janë histori suksesi të Universitetit tonë e që do të vihen në dispozicionin tuaj për çdo pyetje apo informacion.
Organizatorët kanë përgatitur surpriza dhe dhurata për pjesëmarrësit në OPEN DAY ndaj, merrni me vete shokët ose prindërit tuaj dhe planifikoni ta kaloni paraditen e ditës së shtunë 21 maj 2022 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur për të gjithë ju nga ora 09.00- 14.00.
Mirë u takofshim në OPEN DAY!
Ju kujtojmë se për çdo informacion mund të drejtoheni pranë Zyrës së Pranimeve në UKZKM
(tel: 04 227 3290) ose duke klikuar në website-n tonë: www.unizkm.al.