Incidente të shumta në disa rrugë të kryeqytetit, mes tifozëve holandezë dhe forcave të rendit.
Pas përleshjes te 'Kryeministria' dhe 'Pallati me Shigjeta', huliganët kanë marshuar në këmbë drejt kryqëzimit të '21 dhjetorit'.
Aty janë përplasur sërish me policinë.
Tifozët kanë qëlluar me gur dhe sende të forta drejt uniformave blu.
Policia ka kërkuar edhe mbylljen e lokaleve te rruga 'Mustafa Matohiti', por ka hasur në rezistencën e pronarëve dhe është tërhequr.