Nafta “fluturon” 258 lekë, më shtrenjtë se kudo në rajon

E mërkurë, 08 June 2022 22:52

 

Çmimi i naftës ka kapur majat e veta më të larta duke arritur në shifrat e fillim marsit. Sot ai është rritur me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Bordi i qeverisë i përbërë nga anëtarë të kompanive private e ka lidhur këtë rritje të re me bursat ndërkombëtare, ku një ton naftë ka arritur në 1350 pra 120 dollarë me shtrenjtë se më parë.

Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, ndërsa gazi , do të jetë 86 lekë/litri me pakicë.

Ndonëse nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, qeveria nuk ka bërë asnjë hap pas për të pezulluar një bord në konflikt interesi dhe për të zbatuar sugjerimin e FMN-së për të bërë paketa ndihme për qytetarët më të prekur.

 

Kjo godtije me çmimet ka shkaktuar edhe shumë reagime ditën e sotme. Kështu aktivisti i OP, Arlind Qori ka shkruar; ” Nafta 258 lekë!!! Funksioni i Bordit të Transparencës nuk është t’u vendosë spekulatorëve kufirin te thana, por t’i vërë spekulimit vulën e shtetit”.

Ndërsa gazetari ekonomik Klodian Tomori ka shkruar në Facebook-un e tij: “Distanca nga Tirana ne Muriqan eshte diku tek 100 kilometer. Nje automjet mesatar haxhon 15 litra per 200 km vajtje-ardhje. Ne Mal te Zi cmimi i naftes eshte 189 leke ose 70 leke me poshte se ne Shqiperi. Nje serbator mban te pakten 50 litra. Beni llogarite se ka vajtur puna qe te del me mire te shkosh ta furnizosh makinen ne Mal te Zi, perfshire dhe diten e punes brenda” ka shkruajtur Tomorri.

Po ti hedhim një sy çimeve në rajon, në Shqipëri nafta është më shtrenjtë se kudo, sepse në Kosovë ajo kushton 1.79 euro, në Serbi 1.75 euro, në Mal të Zi 1,57 euro dhe Maqedoni 1.66.

Modifikuar më Saturday, 11 June 2022 16:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Bashkia e Tiranës nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve

Politikë

Bashkia e Tiranës nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve

  80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike. Prindërit rrëfejnë se pranimi i fëmijëve kryhet përmes procedurave diskriminuese...

3 të vrarë në Memaliaj/ Vritet babai i Tik Kalemit, viktimë dhe kamarieri e një klient i lokalit

Kronikë

3 të vrarë në Memaliaj/ Vritet babai i Tik Kalemit, viktimë dhe kamarieri e një klient i lokalit

Një atentat mafioz me tre viktima dhe një të plagosur është regjistruar mesnatën e kaluar në Memaliaj, ku shënjestër e atentatit kanë qenë anëtarë të fisit Kalemi. Sipas autoriteteve policore, ngjarja...

Vetëvrasja e Ibros, pas sekuestrimit të miliona eurove dhe mikrobankës së kredive: Akuzat ndaj tij dhe grupit

Kronikë

Vetëvrasja e Ibros, pas sekuestrimit të miliona eurove dhe mikrobankës së kredive: Akuzat ndaj tij dhe grupit

  Vetëvrasja e Olsi Obros, njerit prej të akuzuarëve për mashtrimin e rëndë të qytetarëve duke i zhvatur me mikrokreditë, bashkëshortja e të cilit gjithashtu Elda Ibro, administratore e Micro Credit Albania...