Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi të dielën, 31 korrik 2022, se zbuloi dhe konfirmoi rastin e parë të lisë së majmunit tek një shtetas malazez.
Në njoftimin zyrtar thuhet se ky zbulim u bë bashkëpunim me Institutin e Virologjisë:
“Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje.
Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive të përmendur.
Gjithashtu janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë.
Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati).
Në një periudhë prej 1 deri në 3 ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon të skuqura, që shpesh fillojnë në fytyrë (në 95% të rasteve) dhe më pas përhapen në ekstremitetet (pëllëmbët dhe shputat në 70% të rasteve) dhe pjesë të tjera të trupit (mukoza e gojës, organet gjenitale, konjuktiva, kornea).
Skuqja kalon nëpër faza deri te koret, të cilat përfundimisht bien. Sëmundja zakonisht zgjat 2-4 javë.
Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Qytetarët këshillohen të mësojnë për vetë sëmundjen në faqen e internetit të Institutit malazez- ëëë.ijzcg.me dhe të konsultohen me mjekun në rast dyshimi për lisë së majmunit.
Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi do të vazhdojë të monitorojë situatën epidemiologjike në lidhje me linë e majmunëve dhe do të vazhdojë të informojë publikun në përputhje me rrethanat.