OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

E Enjte, 11 August 2022 10:01

 

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara FAO ka përllogaritur se, gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore. Pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1 të tretën e popullsisë së saj me mungesa të sigurisë ushqimore.

FAO vlerësoi se, ne përgjithësi bota nuk ka përparuar as drejt sigurimit të aksesit në ushqim të sigurt, të ushqyeshëm dhe të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit ose drejt çrrënjosjes së të gjitha formave të kequshqyerjes.

 

Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë. Pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë e bëri rrugën drejt objektivave edhe më të pjerrët.

 

Numri i njerëzve të prekur nga uria në rang global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 sipas Kombeve të Bashkuara.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në vitin 2021, në 9.8 për qind të popullsisë botërore. Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë (29.3 për qind) kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre përllogariten në Shqipëri.

Në vitin 2021 në të gjithë botën 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike.

Parashikimet tregojnë se, gati 670 milionë njerëz (8 për qind e popullsisë së botës) do të përballen e urinë në vitin 2030. Ky është një numër i ngjashëm me vitin 2015, kur synimi për t’i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në fund të kësaj dekade u lançua nën Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Lufta në Ukrainë, që përfshin dy nga prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave, energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin me tej pasiguritë për furnizim me ushqime./ Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...