BILD
Çmimi i energjisë elektrike ka kapur qiellin!
Një arsye për këtë: i ashtuquajturi ‘parimi i rendit të meritës’. Ai rregullon mënyrën se si formohet çmimi i energjisë elektrike në bursa.
Kjo aktualisht ndodh sipas rendit në të cilin centralet janë kyçur në rrjet.
Të parët janë ata që prodhojnë energjinë elektrike më të lirë, për shembull energjia e erës. Nëse kjo nuk mjafton, ndizen centralet e tjerë, për shembull ato me gaz, por prodhimi i energjisë elektrike prej tyre, po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë. Në fund, centralet me energjinë më të shtrenjtë e përcaktojnë çmimin e energjisë elektrike për TE GJITHE (përfshirë edhe ata që prodhojnë shumë më lirë).
E thënë ndryshe: gazi, që është bërë shumë i shtrenjtë, po e bën edhe energjinë elektrike shumë më të shtrenjtë.
Ludwig Moehring, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Federale të Gazit Natyror, Naftës dhe Gjeo-energjisë, shpjegon: “Sistemi i rendit të meritës vendos çmime të drejta në situatat kur tregjet funksionojnë normalisht- por për shkak të situatës aktuale me mungesa në tregun e gazit, kemi çmime shumë të larta të gazit, që nga ana tjetër ka ndikim në çmimet e energjisë elektrike në përgjithësi. Prandaj mekanizmi i tregut nuk funksionon më siç duhet”.
Kryeministri i Saksonisë së Ulët, Stephan Weil, po kërkon që shteti të ndërhyjë sa më shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme, që të sjellë rregullimin e përkohshëm të çmimeve.
Në fund të fundit edhe Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck po sheh nevojën për veprim. Ai ka shpallur një reformë që dëshiron ta përdorë për të ulur çmimet. Qëllimi është shkëputja e çmimeve të energjisë elektrike nga rritja e çmimit të gazit.
Industria po e pret këtë me dëshpërim. Max Schumacher, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Federale të Industrisë Gjermane, thotë për BILD: “Qeveria federale duhet të veprojë tani. Çmimi i gazit duhet të kufizohet në terma afatshkurtër kur të përcaktohet çmimi i energjisë elektrike”.