Nis shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”/ SIGAL UNIQA, çdo muaj fitues e dhurata pafund

Premte, 06 Janar 2023 12:19

 


SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi siguracionet që u nevojiten.

Dhuratat janë të shumta dhe të ndyshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.

Loja promocionale do të zhvillohet gjatë gjithë vitit 2023, me shorteun që do të hidhet LIVE në Facebook-un zyrtar të SIGAL UNIQA.

Por si mund të bëheni pjesëmarrës në këtë lojë promocionale?

“Shumë thjesht! Të gjithë ata që blejnë me kartë bankare një siguracion gjatë periudhës 12 mujore në www.sigal.com.al qoftë siguracion prone, shëndeti apo automjeti, bëhen automatikisht pjesëmarrës në lojën promocionale”, shprehet Nikolin Metaj, menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA Group Austria.

Por çfarë do të dhurojë SIGAL UNIQA çdo muaj?

“Check Up në një prej klinikave më të mira në Shqipëri

TeleShëndet (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës, 7 ditë të javës)

Sigurimi i Pronës nga Zjarri dhe Fatkeqësitë Natyrore

Dhe në muajt që luan Kombëtarja Shqiptare e Futbollit bileta për të ndjekur LIVE në stadium ndeshjet e djemve kuqezi”, thotë Skerdi Jareci, Menaxher për shitjet Online pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

Si do lajmërohen fituesit nga SIGAL UNIQA dhe ku do të tërhiqen çmimet?

“Shorteu do të hidhet çdo muaj LIVE në Facebook-un zyrtar të kompanisë. Por në rast pamundësie për ta ndjekur atë, fituesi do të njoftohet përmes numrit të telefonit apo e-mailit të klientit.

Çmimet e fituara do të tërhiqen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group Austria, në adresën “SIGAL Business Center”, Bulevardi Zogu I, Tiranë”, vijon Jareci.

Nëse kam fituar këtë muaj, a mund të fitoj sërish muajin tjetër?

“Po. Klientët fitues nuk përjashtohen nga pjesëmarrja dhe fitimi në lojën promocionale në muajt pasardhës, për sa kohë plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes në lojën promocionale dhe në atë muaj”, sqaron Skerdi Jareci.

Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në praninë e një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=MKSGnk0wVEE

BLI ONLINE SIGURACIONIN QË TË NEVOJITET NË WWW.SIGAL.COM.AL DHE BËHU TI FITUES I LOJËS PROMOCIONALE QË ORGANIZON KOMPANIA MË E MADHE E SIGURIMEVE NË SHQIPËRI.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për çdo paqartësi, shkruani në:

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

WhatsApp: 068 60 62 829

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...