"Jemi duke punuar për vizitë në Kosovë, por asgjë nuk është vendosur”, tha Papa Françesku.
Ai po ashtu ka paralajmëruar vizita në Argjentinë, si dhe Uruguaj.
Në këtë intervistë, Papa Françesku zbuloi se ai po konsideron emërimin e një “përfaqësuesi të përhershëm” për të “shërbyer si urë” midis Rusisë dhe Ukrainës, në të njëjtën kohë që ai njoftoi se i dërguari i tij special për të ndërmjetësuar luftën do të udhëtojë në Pekin, duke pasur parasysh se tashmë ka vizituar Kievin, Moskën dhe Uashingtonin.
Aktualisht Papa po zhvillon një vizitë në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë dhe më pas do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit.
Papa do të vazhdojë turin e tij, pasi do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator