Ndotja e ajrit/ Zonat më të rrezikshme në Shqipëri sipas “The Guardian”

E Enjte, 21 September 2023 17:43

Në Shqipëri ndodhen disa nga zonat me ajrin më të ndotur në Europë, deri në katër fish më shumë sesa e lejon kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo rezulton nga një studim i bërë në të gjithë kontinentin (me përjashtim të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi) nga e përditshmja prestigjoze Britanike, The Guardian. 

Gazeta i ka kushtuar një vend kryesor këtij studimi, arriti që falë bashkëpunimit me ekspertë të ndotjes të krijojë një hartë interaktive ku vërehen zonat më të prekura të kontinentit. Po të klikosh në këtë link, të shkosh tek plusi djathtas lart, për të zumuar dhe të çosh kursorin tek harta e vendit tonë, vë re ka zona me të njëjtin intensitet ndotjeje si Shkupi që është shpallur qyteti me paramentrat më të këqinj. 

Matjet i referohen PM2.5 – grimcave të vogla ajrore me diametër 2,5 mikron- të prodhuara kryesisht nga djegia e lëndëve fosile, disa prej të cilave mund të kalojnë nëpër mushkëri dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup.

 

Udhëzimet aktuale të OBSH-së thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3). Por në Shqipëri, ashtu sikurse shihet në hartë, zona si Shkodra, Kukësi, Elbasani, Tirana dhe Korça e kalojnë me katër fish këtë dysheme duke pasur mbi 19 mikrogramë për metër kub (µg/m 3). 

Pak a shumë, shifrën e një ndotje katërfish më të lartë sesa norma në Tiranë e konfirmoi edhe një studim i laboratorit ‘Neotes’, nga Salerno e Italisë, i cili për llogari të emisionit “Piranjat” vendosi matësat në të gjithë kryeqytetin (Shiko poshtë). 

Ky vëshgim rrezultoi se ajri i kryeqytetit është i ndotur me lëndën kancerogjene të benzenit dhe me atë të dioksidit të azotit (NO2). Sipas llogarive të përafërta të një studimi të bërë në 2018, kjo sasi ndotjeje e shkurton me 2-3 vite jetën e njeriut.

Harta e Evropes sipas monitorimit te The Guardian⇑

Analiza të të dhënave të mbledhura për The Guardian për të cilën u përdor metodologjia më të fundit – duke përfshirë imazhe të detajuara satelitore dhe matje nga më shumë se 1400 stacione monitorimi tokësore – zbuloi se  98% njerëzve të kontinentit  jetojnë në zona ku ndotja e grimcave të imta është shumë e dëmshme për shëndetin. Por në zona si ato të Shkodrës, Elbasanit, Tiranës apo Korçës ajo është e frikshme. Pikërisht për të fshehur këtë, duke u nisur nga arsye propagandistike  Agjensia e Mjedisit, një vit pas zgjedhjes së Erion Veliajt e ndërpreu monitorimin e ndotjes së ajrtit në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...