Kuksinët në burg/ Reagojnë familjarët: Çëtjen do e çojmë në gjykatat ndërkombëtare, s’pranojmë tarifë

Saturday, 21 Prill 2018 12:51

Babai i Florin Onuzit, Servet Onuzi, njëri prej kuksianëve të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkodër e cila la në burg djalin e tij dhe tre protestuesit e tjerë.

Ai tha se vendimi i gjykatës është politik dhe jo I mbështetur në prova.

Servet Onuzi kërkoi që të hapen kamerat dhe të shikohen pamjet pasi pretendon se djali I tij nuk ka bërë asgjë të keqe.

“Ai po mbahet politikisht, provat nuk janë marrë nga gjykata, janë bërë me seleksionime, hapni kamerat djali im s’ka bërë asgjë të keqe.”, tha ai.

Gjithashtu Servet Onuzi duke akuzuar se në Shqipëri drejtësia nuk funksionon, kjo çështje do të ndiqet në Gjykatën e Lartë dhe më pas nëse nuk zgjidhet aty do të shkohet deri në gjykatat ndërkombëtare.

“Skemi çfarë mendojmë, përveçse do ti drejtohemi gjykatës së lartë, do të vazhdojmë deri në gjykatën e Hagës se këtu nuk ka drejtësi, duhet ti bëjmë këto lëvizje se nuk kemi çfarë bëjmë”.

Në lidhje me shumën prej 3 eurosh vajtje-ardhje që është përfolur se do të vendosë qeveria babai I Florin Onuzit u shpreh nuk duhet të vendoset fare, pasi është e papërballueshme.

“A është e drejtë me ma pre rrugën me shku tek shtëpia ime, është e drejtë kjo që me ma pre rrugën, nuk di ç’të them, nuk e përballojmë dot”, tha ai i cili tregoi se djali i tij është arrestuar nga policia në orën 3:15 minuta të natës.

“Këto janë disa gjëra katostrafike,  në orën 3:15 minuta kanë ardhë tek shtëpia, kanë shkatërruar portën, si të ishte djali kamikaz, e kanë marrë zvarrë, dhe shkatërruan portën, na kanë terrorizuar në mënyrë të papame. Të gjitha rregullat i ka shkelur policia, me orarin e me të gjitha”, tha ai.

Për ‘Fax News’ ka folur edhe Urim Laçi,  vëllai i Vasil Laçit, një tjetër i arrestuar që Gjykata e Apelit e la dje në burg.

Ai tha se gjykata zbatoi urdhërat e kryeministrit dhe arrestimet ishin selektive.

“Unë vendim e gjykoj të padrejtë, çfarë thotë Edi Rama bën gjykata, edhe unë kam qenë në protestë vetë. Vasili si gjithë të tjerët ka qenë për një qëllim, kanë dalë për të drejta e tyre, ne nuk përfaqsojmë asnjë parti, ne kemi dalë për të drejtat tona, vëllain tim e kanë grabitur, është marrë në orën 3;18 minuta, dy fugona, me maska me doreza dhe e kanë marrë e kanë shoqëruar për Tiranë. Si ka mundësi kjo? Ata do të gjykoheshin në Kukës,  150 persona ishin kapur për energjinë dhe u gjykuan në Kukës, ndërsa këtë u dërguan në Tiranë, Edi Rama i mori dhe çoi në Tiranë, për ti frikësuar”, tha ai.

Edhe vëllai i Vasil Laçit u shpreh se do ta ndjekë këtë çështje deri në Gjyktaën e Strasburgut pasi këtu nuk ka drejtësi.

“Jam i detyruar ta ndjek me forcat e mia, deri në Strasburg, sepse kjo është politike, I bëj thirrje që të bëjnë lirimin e vëllezërve tanë deri në personin e fundit”.

i pyetur nëse do të pranohet taksa prej 3 eurosh në Rrugën e Kombi ai deklaroi se kjo do të ndodhte atëherë kur të ardhurat ishin të larta për kuksianët, hasianët dhe tropojanët, por jo në këtë gjendje, duke shtuar se nuk pranon të ketë kurrfarë takse për kuksianët.

“Nëse i marr 400 mijë lek po, po e paguajmë, por jo me ndihmë ekonomike, ne nuk pranojmë asnjë taksë, nuk kemi mundësi”, tha ai./faxnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...