Durrës/ Arrestohet 37-vjeçari, vidhte kabinat e kompanive telefonike dhe internetit

Saturday, 21 Prill 2018 14:27

Policia në Durrës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur katër kabina të kompanive telefonike dhe të internetit.

Romeo Këmbaci është kapur në flagrancë pasditen e së premtes, në lagjen Nr.17, duke vjedhur bateritë e kabinave të një kompanie interneti.

I akuzuari ka kryer vjedhjet në bashkëpunim me Bledar Ismaili, një shtetas të arrestuar më 17 prill 2018.

"Dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të dyshuara të kryera nga Romeo Këmbaci, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar, Bledar Ismaili me datë 17.04.2018,"-raporton policia.

Vjedhje e tjera të kryera në të cilat dyshohet të jetë autori:

  1. 1. Më datë 07.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

2.Më datë 08.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kabinën e një kompanie telefonike ku kanë marrë dy bateri.

  1. 3. Më datë 19.04.2018, në lagjen nr.9 dyshohet se ka vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja  në bashkëpunim".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...