Çmendet Garda e Republikës, kërkon të blejë fuoristradë me vlerë 365 milionë lekë

Saturday, 21 Prill 2018 15:04
Foto ilustuese Foto ilustuese

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt me poste kryesore, shtetarët tashmë kthehen nga siguria. Ministria e Brendshme ka hapur një tender, me vlerë rreth 1 milionë euro, ku do të blihen automjete për disa institucione.

Por, një nga lotet e këtij tenderi është blerja e një automjeti tip fuoristradë 4×4 me kalueshmëri të lartë për Gardën e Republikës. Deri këtu çdo gjë në rregull. Por, shokues në këtë rast është çmimi i blerjes së këtij automjeti.

Në dokumentet që ka siguruar Tpz.al thuhet se për këtë automjet, ministria e Brendshme ka akorduar plot 365 milionë lekë. Një shifër e frikshme duke parë financat e pakta të shtetit tonë. Në dokumente citohen vetëm të dhënat për makinën 4X4 dhe nga to rezulton se ajo nuk ka ndonjë opsion të veçantë. Nisur edhe nga çmimi, prej rreth 300 mijë USD, automjeti duhet të jetë superluksoz, ose të paktën me armatime. Por, në dokumente nuk ka asnjë të dhënë, përveç disa sensorëve.

Automjeti të jerë i ri, me kilometrazh 0, jo më pak se 4 cilindra, me naftë, të ketë kambio automatike, me shpejtësi maksimale 170 në orë, të ketë një gjatësi 4800 mm, me lartësi nga toka në shasi minimumi 210 mm. Të ketë 5 dyer, ndërsa të ketë sensor ose kamer parkime. Ngjyra preferohet e zezë metalizato dhe të ketë pajisjet e nevojshme, me fenerë LED, drita mjegulle përpara, xhamat e pasëm të errësuar etj. Pra, të gjitha specifikimet janë normale, dhe nuk ka asnjë gjë jashtë normales në këtë makinë. Por, çmimi është rreth 300 mijë USD.  Tashmë, të gjithë presim si do të jetë ky automjet i Gardës së Republikës, apo për çfarë do e përdorin.

Garda e Republikës mbron institucionet e rëndësisë së veçantë, ka roje për krerët e shtetit, ndërsa duket se automjetin superluksoz do e përdorë pikërisht për të mbrojtur këta pushtetarë. Por, a ia vlen që ky institucion të shpenzojë këtë shumë për këta shtetarë?

Pak muaj më parë, Tpz.al denoncoi se kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, hapi një tender me vlerë 66 milionë lekë të vjetra për blerjen e një automjeti. Pas publikimit të investigimit në Tpz.al, Leli u tërhoq.

Ndërkohë, Tpz.al denoncoi edhe tenderin e AMF-së, me firmën e drejtuesit të saj Ervin Koçit, për blerjen e një automjeti me vlerë 92 milionë lekë të vjetra./TPZ.AL/E.H./

Më poshtë janë edhe makinat e tjera të porositura nga institucionet e tjera:

 

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...