Një 56-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një udhëtimi për në Sarandë këtë fundjavë.
Ai ishte duke udhëtuar me autobusin e linjës nga Prishtina për në Sarandë, dhe nuk ka shkuar as në gjysëm të rrugës pasi ka gjetur vdekjen.
Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për vdekje natyrale.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





