Kakavijë, kapet 1 kg kokainë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, në pranga shoferi

Hënë, 23 Prill 2018 09:03

Një kilogram kokainë është sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës nga autoritetet greke pasditen e të dielës.  Lënda narkotike ishte fshehur në autobusin e linjës Tiranë-Athinë e cila u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Paraprakisht dyshohet se kokaina është marrë në Shqipëri dhe po trafikohej në drejtim të Greqisë. Bëhet me dije se ka nisur një verifikim për faktin se droga i ka shpëtuar kontrollit të palës shqiptare.

Pas hetimeve dhe kontrolleve të para në anën greke të kufirit, policia ka njoftuar se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit. Mjeti i transportit të udhëtarëve mësohet se është në pronësi të një kompanie transporti greke. Ndërkohë autobusi drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, me iniciale T.I i cili është arrestuar.

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 09:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...