Johannes Hahn: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, vetëm nëse përmbushen kriteret dhe zbatohen reformat

Hënë, 23 Prill 2018 09:25

Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn ka dhënë një intervistë në EURACTIV në Gjermani ku ka folur për vendimet e BE-së pro Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe kundër Turqisë.

Hahn shpjegon pse Komisioni ka vendosur të rekomandojë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se si, me ndihmën e një bashkimi doganor me Turqinë , do të arrihet të qetësohen kundërshtarët dhe të bëjë të ndihen mirë mbrojtësit e BE në Turqi.

“Siç është theksuar në strategjinë tonë për Ballkanin Perëndimor të botuar në shkurt, nevojitet progres, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, promovimin e klimës së investimeve dhe sipërmarrjen, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Anëtarësimi në BE është i mundur vetëm nëse përmbushen kriteret e përcaktuara qartë dhe zbatohen reformat e nevojshme.

Ne vlerësojmë progresin e secilit vend në mënyrë individuale. Dhe parimi vazhdon: Cilësia përpara shpejtësisë” thekson Hahn.

Pyetjes nëse ka një afat të përafërt për bisedimet e pranimit me vendet e Ballkanit, komisioneri i Zgjerimit thotë se vlerësimi bëhet në raport me hapat e reformave.

Hahn nuk ka folur specifikisht për Shqipërinë por thotë se  është gjithashtu në interesin e BE-së të eksportojë stabilitetit për të parandaluar çdo tendencë paqëndrueshmërie në rajon.

Për Turqinë Brukseli ka një optikë tjetër ndonëse pranon se janë bërë hapa mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së, madje ajo që propozohet është një bashkim doganor me Ankaranë.

“Turqia është ende një fqinj i rëndësishme gjeostrategjik, me të cilin duhet të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fushat me interes të përbashkët.

Shembulli i marrëveshjes së refugjatëve tregon se një bashkëpunim ka kuptim dhe funksionon kur të dyja palët përmbushin kushtet e bëra.

Unë jam ende i bindur se një modernizim i bashkimit doganor midis BE-së dhe Turqisë do të sjellë gjithashtu përfitime të mëdha për BE-në” shtoi Hahn.

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 10:32

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...