Nesër në mëngjes pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë për 23 personat e arrestuar për protestën në Kukës.
Burime thonë se për pjesën më të madhe të protestuesve, do të vendoset ‘detyrim paraqitje’.
Mësohet se për 11 të ndaluar Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për 7 të tjerë masën ‘detyrim paraqitje’ dhe për 5 të tjerë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.