Vettingu në polici nuk ka frikësuar aspak narkotrafikantët që gjenden në rradhët e policisë shqiptare.
Në burgun e Fierit një gardian është arrestuar në flagrancë, pasi kishte lëndë narkotike me vete.
Adrian Haxhias, 48 vjeç, gjatë kontrollit fizik i është vënë re lënda narkotike dhe pas ndalimit është proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike e llojit hashash.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





