×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rreziku i armëve bërthamore rritet, OKB jep alarmin

Hënë, 23 Prill 2018 15:24

Drejtuesja më e lartë e OKB-së për Çarmatimin, Izumi Nakamitsu dha alarmin sot për kërcënimin në rritje të përdorimit të armëve bërthamore. Ajo  shprehu keqardhje për modernizimin e programeve që çojnë në një epokë të re të armatimeve cilësore.

”Kërcënimi mbi përdorimin e qëllimshëm apo jo të armëve bërthamore është rritur”, deklaroi Izumi Nakamitsu, në nisje të një takimi përgatitor të konferencës që do të diskutojë për Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), e parashikuar në vitin 2020.

”Ky kërcënim, që prek gjithë njerëzimin, do të jetë prezent për aq kohë sa armët bërthamore do të vijojnë të ekzistojnë në arsenalet kombëtare”, shtoi ajo.

TNP-ja hyri në fuqi në vitin 1970 dhe çdo pesë vjet organizon një konferencë. Në vitin 2015, delegatët u ndanë pa marrëveshje.

Këtë herë, takimi njoftohet ndërsa Koreja e Veriut, e cila u tërhoq nga TNP-ja në 2003,njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike ndërkontinentale, duke thënë se qendra e testeve bërthamore të Punggyerit (veri) do të mbyllej pasi e kishte përmbushur misionin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...