Skandali/ Veliaj, vendim që t’i japë pronat e Bashkisë për ndërtim privatëve

Hënë, 23 Prill 2018 20:13

Bashkia Tiranë do t’i japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private, sipas modelit të partneritetit publik privat. Nëpërmjet këtij modeli të zhvillimit të pronave të saj, bashkia thotë se synon që të përfitojë sipërfaqe ndërtimore, për programe sociale dhe ambiente për nevojat e saj. Në mbledhjen e saj të ardhshme, bashkia pritet të shqyrtojë vendimin “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeje të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”.

Modeli është i ngjashëm me marrëdhëniet mes individëve dhe ndërtuesve, ku individët që japin për zhvillim pronat e tyre marrin në këmbim një pjesë të sipërfaqes së ndërtuar, që pritet të luhatet midis 35-50%. Në vendim thuhet se sipërfaqja takuese ndërtimore që do të përfitohet nga Bashkia e Tiranes, në çdo rast duhet t’i referohet përqindjes më të lartë të kontratave të lidhura në zonën perreth, por në çdo rast kjo përqindje nuk mund të jetë me pak se 35 % e sipërfaqes ndërtimore për pjesën takuese që Bashkia Tirane ka vendosur në dispozicion të zhvilluesit privat. Në rast  se prona në pronësi të  Bashkisë Tirane është godinë,  ateherë Bashkia  duhet të përfitojë si rregull të njëjtën sipërfaqe  ndërtimore, e cila do  t’i  vendoset në  dispozicion  të zhvilluesit privat,  por në asnje rast  jo me pak se 50 % te siperfaqes, në ato raste kur godina është në gjendje të amortizuar.

Sipas relacionit, që shoqëron këtë vendim, “Struktura urbane e qytetit trashëgon pronësi të tipologjisë urbane historike, të përbërë nga shtëpiza individuale dhe të bashkëlidhura, të vendosura në parcela të çrregullta, të vogla dhe me shumë rrugica aksesi dhe kalimesh këmbësorësh me pronësi publike. Mospërfshirja e parcelave publike të këtij tipi dhe të ngjashme, në zhvillim vështirëson projektimin urban si dhe cënon zhvillimin e një gjuhe urbane të rregullt, nëpërmjet të cilës të mund të projektohen hapësira publike dhe rekreative të domosdoshme për komunitetin. Në kontekstin e planifikimit dhe projektimit është një kusht i domosdoshëm zhvillimi i parcelave publike për transformimin e kryeqytetit në një qytet cilësor dhe të qëndrueshëm bashkëkohor. Në vijim të këtij nocioni, si dhe zhvillimit të koncepteve të planifikimit në të cilat Tirana po avancon, Drejtoria e Planifikimit të Territorit aktualisht i rezervon të drejtat e zhvillimit të parcelave me pronësi publike në strategjitë e detajuara të planifikimit, te cilat nuk kanë arritur të përdoren dhe as të përmirësojnë projektimin urban pasi deri më tani nuk janë përfshirë në zhvillim në politikat e rizhvillimit nëpërmjet bashkëpunimeve privat-publik”.

“Gjithashtu, përfshirja e parcelave publike në zhvillim është një potencial i pashfrytezuar ekonomik për Bashkinë Tiranë, e cila jo vetëm do të mundësojë përmirësimin e transformimit urban të kryeqytetit por do të kontribuoje drejtpërdrejt në përfitimin ekonomik të Bashkisë Tirane nga zhvillimi i aseteve të pashfrytëzuara dhe të papërdorshme në mënyra të tjera, përfitime të tilla si në sipërfaqe ndertimi, minimalisht në të njëjtën trajte dhe mënyrë si edhe përfitimet që do të jenë nga pronaret e parcelave private kufitare, të dhëna për zhvillim”, vijon relacioni.

Bazuar në legjislacionin e planifikimit të territorit në fuqi, konkretisht në Rregulloren e Planifikimit të miratuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. l , date 14.04.2017 “Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Tiranë”, në nenin 39, parashikohen rastet ku mbi pronat me përdorim publik është e mundur të delegohen të drejta zhvillimi proporcionalisht të barabarta me të gjitha pronat private, pjesë të zonave të zhvillimit. Në kuptim të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, “E drejta për zhvillim”, eshte e drejta ligjore për të zhvilluar një parcelë dhe/ose një zonë, në përputhje me dokumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit. E drejta për zhvillim është e dallueshme nga e drejta e pronësisë dhe jepet nga autoriteti vendor i planifikimit, që ka kompetencën për të rregulluar përdorimin e tokes në juridiksionin e tij, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi. Të drejtat për zhvillim mund të mbahen nga pronari i tokës, të shkëmbehen ose të shiten.

Si persona juridik , njësitë e qeverisjes vendore gëzojnë dhe ushtrojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë dhe në legjislacionin në fuqi. Pra, Bashkia Tirane, thuhet në relacion bazuar në parashikimet e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nenit 9, pika 1.2, ushtron të drejtën e pronësisë, duke ushtruar të drejten për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet në pronësi të saj, brenda kufijve të caktuara nga ligji.

Ne rastin konkret, në cilësine e pronarit të sipërfaqeve të caktuara të parcelave, Bashkia Tiranë, mund të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me palë private që janë duke zhvilluar ose do te zhvillojnë parcelat kufitare, duke vlerësuar sipas rastit shkëmbimin apo një tjetër transaksion në lidhje me të drejten e zhvillimit të kësaj prone, duke mbajtur parasysh në çdo rast ruajtjen dhe garantimin e interesit publik, ruajtjen dhe rritjen e vleres ekonomike të pronës sipas parimit të dobishmërisë më të madhe publike.

Bashkia e Tiranës posedon një numër të madh pasurish të paluajtshme, ku një pjese e tyre kanë nisur te degradohen dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë komunitetit dhe intcresit publik te qytetit dhe qytetarëve, por janë kthyer një potencial rreziku për jetën e tyre, për shkak te amortizimit te madh që kanë pësuar nder vite. Pavaresisht faktit se Bashkia e Tiranes është pronarja me e madhe në qytet, për cdo vit buxhetor ka një fature financiare tejet te konsiderueshme në lidhje me programet sociale që ajo ofron ne ndihme të qytetareve që e kanë të pamundur që të sigurojnë një ambient banimi për vetë dhe familjen e tyre, sipas kushteve te tregut. Hyrja ne këtë marrëdhënie kontraktuale me zhvilluesit privat, ne ato prona ofrojnë një potencial zhvillimi në kuadër të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në favor te Bashkisë së Tiranës, është një mjet i mire që këto sipërfaqeve më pas të vendosen ne dispozicion te programeve sociale dhe plotësimit të nevojave të Bashkise Tiranë për ambiente”, thuhet në relacion.

PROJEKTVENDIM

PER PERCAKTlMIN E PROCEDURES PER NEGOCIMIN ME ZHVILLUESIT PRIVAT QE SHPREHlN lNTERESIN QE TE BASHKEPUNOJNE ME BASHKINE E TIRANES NEPERMJET MARREVESHJES PER PRONAT NE PRONESI TE SAJ

Ne mbeshtetje te nenit 8, pika 2, nenit 9, pika I, nenpika I.I, shkronja (b), nenpika 1.2 shkronja “c” nenit 23, pika 6, nenit 54, shkronja “e” te ligjit nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, ligjit 7895, date “Kodi Civil i Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar, ligjit nr. 8743, date 22.2.200 I “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, te ndryshuar, ligjit nr. 8744, date 22.2.2001 “Per transferimin e pronave te paluajtshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore”, te ndryshuar, ligjit nr. 107/2014 “Per planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, te ndryshuar, ligjit nr. 9232, date 13.5.2004 “Per programet sociale te strehimit”, te ndryshuar, me propozimin e Kryetarit te Bashkise, Keshilli Bashkiak,

  1. Te percaktoje procedurat e negocimit me zhvilluesit privat te cilet kerkojne te lidhin marreveshje sipermanje/shkembimi me Bashkine e Tiranes per zhvillimin e pasurive ne pronesi te saj, ne perputhje me parashikimet e Kodit Civil, kuadrit ligjor te planifikimit te territorit dhe per pasurite e paluajtshme te shtetit, si dhe ligjit nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”.
  2. Ne kuptim te ketij vendimi, termat e meposhtern kane kero kuptime:
  3. “Zhvilluesi privat”, eshte cdo person fizik ose juridik i cili eshte pronar apo ka nje kontrate siperrnarrje/shkembimi apo tagra te tjere te ligjshern zhvillimi mbi nje apo disa prona kufitare me ate/ato qe jane asete te Bashkise Tirane dhe qe shpreh interesin per nenshkrimin e nje marreveshjeje sipermarrje/shkembimi, por pa u kufizuar vetem ne keto, kundrejt venies ne dispozicion te prones nga ana e Bashkise Tirane.
  4. “Marreveshje sipermarrje/shkermbimi, por pa u kufizuar vetern ne keto”, ka kuptimin e nje marreveshjeje/kontrate qe ploteson kushtet ne perputhje me parashikimet e Kodit Civil dhe ligjit “Per veteqeverisjen vendore” dhe nenshkruhet ndermjet Bashkise se Tiranes ne njeren ane dhe zhvilluesit privat, i cili ofrohet qe ne shkembin te pasurise te vendosur ne dispozicion nga ana e Bashkise Tirane, ti jap kesaj te fundit siperfaqe ndertimore ne perputhje me vlerat e tregut te lire.
  5. “Aset i paluajtshme te Bashkise Tirane”, eshte cdo prone e paluajtshme ne pronesi te Bashkise Tirane apo cdo prone e paluajtshme e transferuar nga pushteti qendror dhe pjese e listave te inventarit sipas parashikimeve te ligjit nr. 8744, date 22.2.2001 “Per transferimin e pronave te paluajtshrne publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore”, te ndryshuar
  6. “Nenshkruesi i autorizuar”, eshte kryetari i bashkise ose personi i autorizuar prej tij per te nenshkruar nje marreveshje siperrnarrje/shkembimi me zhvilluesin privat, i cili ofrohet per te hyre ne marreveshje dhe permbush kushtet dhe kriteret e percaktuara ne kete vendim.
  7. “Shprehje interesi”, shfaqja e nje interesi te ligjshern per zhvillimin e pronave te paluajtshme, asete te Bashkise Tirane, nga ana nje subjekti privat qe gezon tagra ligjore mbi pronen kufitare me ate te Bashkise Tirane neperrnjet propozimit per te byre ne marreveshje me kete te fundit.

II Kerkesa per shprehje interesi

  1. Cdo kerkese e paraqitur nga zhvilluesi privat per te hyr ne marreveshje me Bashkine e Tiranes, trajtohet sipas legjislacionit ne fuqi, parimeve dhe kritereve te percaktuara ne kete vendim.
  2. Kerkesa e zhvilluesit privat per shprehje interesi i drejtohet Drejtorise se Pergjithshme Juridike, Aseteve dhe Licencimit, dhe duhet te perrnbaje keto elemente: Propozimin konkret ne lidhje me zhvillimin qe kerkohet te realizohet;

Percaktimin ne rnenyre te sakte hartografike te prones se Bashkise Tirane per te cilen kerkohet marreveshja;

Dokumentin e pronesise se bashku me harten treguese te prones kufitare private apo marreveshjet e sipermarrjes/porosie/shkembimit apo te tjera te ngjashme me keto, qe subjekti privat ka per keto pasuri, ne kufi me pronen ne pronesi te Bashkise se Tiranes.

III. Shqyrtimi i kerkeses per shprehje interesi

  1. Procedura per shqyrtimin, negocimin dhe nenshkrimin e marreveshjes zbatohet ne perputhje me parimet e ruajtjes dhe garantimit te interesit publik, si dhe ruajtjen dhe rritjen e vleres ekonomike te prones se Bashkise Tirane.
  2. Me paraqitjen e kerkeses, Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit ben keto veprime:
  3. Verifikon neperrnjet listave te inventarit nese pasuria e propozuar per marreveshje eshte apo jo pjese e tyre si dhe verifikon tagrin ligjor qe ka Bashkia e Tiranes mbi te;
  4. Merr informacion zyrtar prane Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane per statusin juridik te pasurive qe kerkohet te zhvillohet si dhe cdo dokumentacion tjeter te nevojshern provues tekniko-Iigjor.
  5. Nese pasuria e paluajtshme sipas verifikimit te mesiperm, rezulton ne pronesi te Bashkise Tirane dhe zhvilluesi privat ka nje marredhenie juridike, ose kontrate sipermarrjeje, me pronen kufitare ne pronesi te BT, atehere Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencirnit, se bashku me statusin juridik te pronave i percjell kerkesen dhe dokurnentacionin Drejtorise sc Pergjithshme le Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit per te marre ne shqyrtim kerkesen ne perputhje me kuadrin ligjor tc planifikirnit te territorit dhe Planin e Pergjithshem Vendor.
  6. Drejtoria e Pergjithshme e Planifikirnit dhe Zhvillirnit te Territorit ne perfundim te shqyrtimit e verifikimit te kerkeses, si edhe te dokumentacionit shoqerues, ne basbkepunim me Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit, arrijne ne konkluzionin se:
  7. Kerkesa e paraqitur nga subjekti privat eshte ne perputhje me elementet e planifikimit te territorit dhe PPV dhe se bashku me informacionin e siguruar ia percjellin Komisionit te Negocimit, duke njoftuar edhe zhvilluesin privat per keto veprime.
  8. Kerkesa e paraqitur nga zhvilluesi privat nuk eshte ne perputhje me elementet e planifikimit te territorit, Planin e Pergjithshem Vendor dhe kriteret e percaktuara n.e kete vendim dhe vendoset refuzimi i saj, i cili i njoftohet edhe zhvilluesit privat.
  1. Komisioni i negocimit dhe permbajtja e marreveshjes
  2. Ne zbatim te ketij vendimi, per shqyrtimin dhe trajtimin e kerkesave te paraqitura nga zhvilluesit privat, ngrihet dhe funksionon Komisioni i Negocimit te rnarreveshjes, i cili ngrihet me urdher te kryetarit te bashkise dhe perbehet nga 5 (pese) anetare.
  3. Anetare te ketij komisioni, si rregull jane dy perfaqesues te Drejtorise sc Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit, dy perfaqesues te Drejtorise se Pergjithshrne te Planiftkimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe nje perfaqesues i Drejtorise se Pergjithshme te Menaxhimit Financiar.
  4. Nuk mund te marrin pjese ne Komision e Negocimit personal qe kane konflikt interesi me partneritetin privat sipas kuptimit te ligjit “Per konfliktin e interesit”, Anetaret e Komisionit te Negocimit kane detyrimin te ruajne konfidencialitetin e negocimit.
  5. Marreveshja e siperrnarrjes/shkernbimit, midis Bashkise se Tiranes dhe zhvilluesit privat reflekton termat e references se procedures se perzgjedhjes se percaktuar ne kete vend im, qe konsiderohen te mireqena dhe te cilat jane kushtet te panegociushme te marreveshjes nga ana e Komisionit te Negocimit. Marreveshja permban kerkesat qe burojne nga legjislacioni ne fuqi, si dhe parashikon ato terma qe vleresohen te pershtatshme nga palet, te tilla si:
  6. Dokumentacioni i plote i partnerit privat ( ekstrakt i QKB, vertetim shlyerje detyrimesh tatimore dhe bashkiake)
  7. Kohezgjatja e marreveshjes,
  8. Pronat ne pronesi te Bashkise se Tiranes te vendosura ne dispozicion te zhvilluesit privat.
  9. Siperfaqen takuese ndertimore qe do te perfitohet nga Bashkia e Tiranes, e cila ne cdo rast duhet ti referohet perqindjes me te !art te kontratave te lidhura ne zonen perreth, por ne cdo rast kjo perqindje nuk mund te jete me pak se 35 % e siperfaqes ndertimore per pjesen takuese qe Bashkia Tirane ka vendosur ne dispozicion te zhvilluesit privat.
  10. Në rast se prona në pronësi të Bashkisë Tirane është godine, ateherë Bashkia duhet të përfitojë si rregull të njëjtën sipërfaqe ndërtimore, e cila do t’i vendoset në dispozicion të zhvilluesit privat, por në asnje rast jo me pak se 50 % te siperfaqes, në ato raste kur godina është në gjendje te amortizuara. Ne çdo rast, Bashkia e Tiranes mund te kerkoj kryerjen e ekspertizes nga eksperte të fushes, mbi gjendjen e godines dhe vleres se saj financiare.
  11. Paraqitjen e nje projekt ideje mbi projektin qe synohet te zhvillohet.
  12. Paraqitjen e nje pasqyre financiare qe pasqyron fuqine ekonomike te zhvilluesit privat dhe/apo cdo dokument provues nga pale financuese, nese ka, per zhvillimin e projektit
  13. Sanksionet konkrete kundrejt zhvilluesit privat ne rast te mos permbushjes se detyrimeve te marra persiper ne rnarreveshjen e sipermarrjes/shkernbimit me Bashkine Tirane.
  14. Te drejtat e Bashkise se Tiranes apo struktures se autorizuar per te monitoruar punimet dhe cilesine e tyre qe duhet te ofrohen nga zhvilluesi privat sipas kushteve dhe kritereve te specifikuara ne rnarreveshje.
  15. Cdo kufizim ose kusht te zbatueshem per transferimin e te drejtave dhe te detyrimeve le zhvilluesit privat le nje i trete, pa marre me pare miratimin me shkrim te Bashkise se Tiranes per pjesen e saj lakuese.
  16. Perkufizimi dhe pasoja e forces madhore, ndryshimi ne ligj dhe ndryshime te tjera te rrethanave, duke perfshire c;do le drejte te Bashkise Tirane per te kerkuar kompensimin ose rishikimin e kontrates.
  17. Garancite per tu permbushur dhe politikat e sigurimeve dhe te drejtave te punonjesve qe duhet te ndiqen nga zhvilluesi privat gjate zbatimin dhe gjithe kohezgjatjes se marreveshjes. m. Procedurat e rregullimit te shkeljes se marreveshjes, te bera nga njera prej paleve.
  18. Ligjin e zbatueshem dhe mekanizmat per zgjidhjen e mosmarreveshjes qe mund te lindin ndermjet Bashkise se Tiranes dhe zhvilluesi privat.
  19. Procedura per zgjidhjen e marreveshjeve se sipermarrjes/shkembimit apo te tj era te ngjashme me keto, pas kalimit te afateve te vendosura ndaj zhvilluesit privat dhe aplikimin e sanksioneve per kete shkak.
  20. Komisioni i Negocimit, ne perputhje me kriteret dhe kushtet e panegociushme te marreveshjes te vendosura ne kete vendim, vlereson, negocion dhe harton projekt marreveshjen finale te negociuar nga palet, shoqeruar me relacionin permbylles te negociatave.
  1. Projekt marreveshja, miratimi i saj dhe hyrja ne fuqi.
  2. Projekt marreveshja, e shoqeruar me relacionin permbylles te negociatave, i dergohet per nenshkrim kryetarit te bashkise apo personit te autorizuar prej tij. Kryetari i bashkise dergon per miratim ne keshillin bashkiak rnarreveshjen e nenshkruar ndermjet Bashkise Tirane dhe zhvilluesit privat.
  3. Data e hyrjes ne fuqi e marreveshjes do te jete data e hyrjes ne fuqi e vendimit te keshillit bashkiak.
  1. Ne rast te nje procedure te suksesshrne per ncgocimin dhe nenshkrimin e marrëveshjes me zhvilluesin privat, komisioni i negocimit do te vendose si kusht ne marreveshje edhe dctyrimin e zhvilluesit privat per te paguar vleren perkatese te paguar nga Bashkia Tirane, ne rastin e kryerjes se ekspertizave te ndryshmc neperrnjet ekspertevc privat te fushave.
  2. Cdo siperfaqe ndertimore e perfituar si rezultat i marreveshjeve te siperrnarrjes/shkernbimit duhet te perdoren vetern per realizimin e funksioneve dhc permbushjes sc misionit te Bashkise Tirane.
  3. Cdo takse apo tarife qe rrjedh si pasoje e rnarreveshjes se siperrnarrjes/shkembimit midis Bashkise se Tiranes dhe zhvilluesit privat eshte ne ngarkim te ketij te fundit, me perjashtirn te tarifes se pajisjes me dokumentin e pronesise ne erner te Bashkise Tirane.
  4. Pas perfundimit te projektit, me urdher te kryetarit te bashkise ngrihet grupi i punes per marrjen ne dorezim te siperfaqeve takuese ndertirnore sipas marreveshjes se nenshkruar nderrnjet Bashkise Tirane dhe zhvilluesit privat.
  5. Drejtoria e Pergjithshme Juridike e Aseteve dhe Licencimit ndjek te gjithe hapat dhe procedurat e nevojshme per regjistrimin e siperfaqeve ndertimore te fituara ne regjistrat e pasurive te paluajtshme prane ZVRPP Tirane, duke reflektuar edhe ndryshimet perkatese ne listat e inventarit.
  6. Ngarkohet Kryetari i Bashkise, Drejtoria e Pergjithshme Juridike, Aseteve dhe Licencimit, Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe Komisioni Negocimit per ndjekjen dhe zbatimin e ketij vendimi.
Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 11:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...