“Djegia e fabrikës së mbetjeve e qëllimshme, i hapet rruga inceneratorit”

Tuesday, 24 Prill 2018 12:59

“Djegia e fa fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar paraditen e të dielës ishte e qëllimshme”. Ka qenë kjo deklarata e përfaqësuesve të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve.

Ervin Goci dhe Lavdosh Feruni kanë dalë në një deklaratë për mediat. Ervin Goci u shpreh se me djegien e "Everest" i hapet rruga ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. "Ditën e tokës u dogj një impiant gjigant, i dha një re tymi qytetit. S'kemi reagim nga ata që pësuan djegien. Kemi shqetësimin e madh ku kemi jo vetëm djegien e një impianti, por djegien e një industrie. Një impiant riciklimi është në përputhje me standardet e BE, por në fakt sot kemi një diegie, djegien e të gjithë industrisë së riciklimit. Ajo djegia është një formë incenerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një diegie e qëllimshme për t'i hapur rrugë inceneratorit të Tiranës".

Ndërsa për Lavdosh Ferunin djegia e fabrikës ka shkaktuar edhe probleme ekologjike. Sipas tij, zona është e kontaminuar dhe duhet ndaluar tregtimi i produkteve bujqësore. "Shprehim indinjatën tonë për këtë indiferentizëm të institucioneve, jo vetëm për atë zonë aty, po për të gjithë vendin. Çështja nuk është vetëm për dëmin e kompanisë përkatëse, por nga ana tjetër ne kërkojmë të hetohet me forcë çështja e menaxhimit të mbetjeve në shkallë republike. Një ditë pas rekomandimit të KE, ku pikë kritike kishte edhe çështjen e mbetjeve, ku theksonte mospajtueshmërinë me standarde e BE të ngritjes së inceneratorëve. Ka dëm në atë ekosistem në atë zonë. Masat që duhen marrë janë emergjente, duhen verifikuar shkalla e kontamimit nga metalet e rënda. Në atë zonë bujqësore duhet marrë masa, dukje bllokuar tregimin e këtyre produkteve, deri në një moment të dytë kur zona të jetë pastruar".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...