Ndërkohë që Shqipëria gjendet në një valë tensioni dhe situata politike nuk është aspak e qetë, duket se ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka vendosur të largohet pak nga këto telashe.
Lu është parë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës bashkë me familjen e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Robert Goro, i cili ndër të tjera është shprehur se ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, është parë teksa priste në rradhë si një qytetar i thjeshtë, bashkë me familjen e tij.
“Një befasim i këndshëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës. As edhe një bodyguard rreth tyre, as shërbim VIP apo biletë business class. Duke pritur me durim në radhë, me shumicën e qytetarëve që udhetonin në economy class, edhe ambasadori i SHBA-ve në Tirane, Donald Lu me familjen”, shkruan gazetari.
Ndërkohë nuk dihet nëse Donald Lu ndodhet në Athinë, apo nëpërmjet aeroportit grek ka udhëtuar drejt një vendi tjetër.