Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, ndërsa janë përplasur tre automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.
Në përplasje janë përfshirë 2 trailera dhe një makinë e vogël. Traileri me targa Kosove goditi trailerin me targa shqiptare, më pas traileri me targa shqiptare u përplas me një automjet.
Nga ky aksident nuk raportohet asnjë viktimë. Shkak është bërë trafiku Fushë-Krujë-Vorë, rreth 4 km.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





