Bashkia e Pogradecit ka sekuestruar mesditën e sotme 4 metër kub dru të cilat do të tregtoheshin në mënyrë të paligjshme.
Në një njoftim në profilin zyrtar të bashkisë bëhet me dije se lënda drusore e sekuestruar do të përdoret për ngrohje në shkolla dhe kopshte.
Gjithashtu në njoftim shkruhet se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat që ushtrojnë prerjen dhe shitjen e druve në mënyrë të paligjshme.
Statusi i plotë
Asnjë tolerim për personat që ushtrojnë prerjen dhe shitjen e druve në mënyrë të paligjshme!
Sektori i shërbimit pyjor sekuestroi sot 4 metër dru, të cilat do ju shkojnë kopshteve dhe shkollave.
Gjatë patrullimit të specialisteve të zonës u konstatua veprimtaria e paligjshme, ku drutë ishin prerë dhe stivosur gati për transportim.