Kishte 5 ditë në SHBA, i mituri shqiptar përplaset për vdekje

E Enjte, 26 Prill 2018 09:44

Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në SHBA, pasi është përplasur për vdekje teksa po ecte me biçikletë.

Tragjedia ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari, ku familja e tij kishte vetëm 5 ditë që kishte shkuar në SHBA.

I mituri sapo kishte shkuar në SHBA, kishte nisur proceduarat për tu regjistruar në një nga shkollat në këtë shtet, por një makinë i ka marrë jetën.screenshot-4_1524728314-4374793.jpg

Makina që përplasin 12-vjeçarin po merrte kthesën, por ndërkohë është përpallur me të miturin, duke e goditur fortë.

Përplasja ka qenë fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të miturit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 09:58

Video

Login to post comments