Një automjet luksoz me targa të Tiranës është djegur në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Çlirim” në qytetin e Elbasanit. Policia dyshon për zjarrëvënie të qëllimshme.
Njoftimi i policisë
“Sot rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B., 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.
Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.