Dy zyrtarë të Drejtorisë së Transportit janë arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohen për korrupsion.
Nga burimet zyrtare bëhet me dije se specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kodifikimi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Daniel Xhemo, 52 vjeç,
Fredi Gogo, 64 vjeç.
Të dy burrat, banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.