Ka nisur sërish çështja e vettingut për ish kryeprokurorin Llalla.
Komisioneri Publik i ka dërguar KPA-së çështjen ku kërkon që Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut, proçes që ishte ndërprerë pas dorëheqejes së ish kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli.
Dorëheqja çon automatikisht në shpëtim nga vettingu, por dosjet e të dorhequrve arkivohen dhe nëse kërkohen nga prokurori ato i nënshtohen edhe kontrollit penal.
Dorëheqja e Llallës nga drejtësia ngjalli debate të shumta, madje edhe ambasadori amerikan Donald Lu, në një njoftim në Tëitter u shpreh se askush nuk mund t’i shpëtonte drejtësisë.