Dështon shitja e kolateraleve, bankat kanë në pronësi 187 mln euro prona

Premte, 27 Prill 2018 12:51

Procesi i administrimit të kredive me probleme ka përballur bankat me një numër relativisht të lartë rastesh ekzekutimi të kolateraleve dhe marrjeje në pronësi të tyre në përfundim të procesit përkatës ligjor.

Banka e Shqipërisë llogarit se në fund të vitit 2017 kolateralet (toka dhe ndërtesa) që janë në pronësi të bankave pasi kanë dështuar të shiten në ankandet e përmbarimit arriti në vlerën e 187 milionë eurove. Kjo shumë në vitin 2011 ishte e papërfillshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rreziku i lidhur me “ekzekutimin e kolateraleve” identifikohet edhe si rreziku më i rëndësishëm aktual edhe nga rezultatet më të fundit të vrojtimit të “Perceptimit të rrezikut sistemik nga industria bankare”.

Nga pikëpamja e stabilitetit financiar është e rëndësishme të vlerësohet ndikimi që ka mbajtja në bilanc e këtyre kolateraleve në terma të kapitalizimit dhe përfitueshmërisë së veprimtarisë bankare. Kjo, pasi një rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme – gjatë periudhës së mbajtjes në bilanc – zvogëlon jo vetëm vlerën e aktivit në bilanc, por edhe të ardhurat që mund të realizohen nga shitja e kolateraleve.

Njëkohësisht, një shitje në masë e këtyre kolateraleve nga ana e bankave mund të ushtrojë presion për rënien e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo e fundit ndikon jo vetëm mbi të ardhurat e bankës, por edhe mbi vlerën e pasurive të paluajtshme të pranuara si burim dytësor garancie gjatë procesit kredidhënës, me pasoja në cilësinë e portofolit të kredisë dhe kapitalizimin e sektorit.

Në Shqipëri, deri në vitin 2008, vlerat e pronave të marra në pronësi si ndaj totalit të aktivit të bilancit, ashtu edhe ndaj kapitalit rregullator ishin në nivele të papërfillshme.

Gjatë pesëvjeçarit 2012-2017, kur cilësia e kredisë shënoi rënie të ndjeshme, portofoli i këtyre pronave rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke shënuar në fund të vitit 2017 rreth 2.1% të totalit të aktivit të sektorit bankar dhe 21.3% të kapitalit rregullator. Supozimi se në rast të një shitjeje të menjëhershme të këtyre pronave, sektori do të përjetonte një humbje përgjatë dy viteve të ardhshme, që përllogaritet përkatësisht në 30% dhe 70%* të vlerës me të cilën mbahen në bilanc në dhjetor të vitit 2017. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...