Detaje të reja nga vrasja e të riut shqiptar në Athinë

Premte, 27 Prill 2018 13:19

 Policia greke ka zbardhur skemën e krimit të vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Athinë mesnatën e 25 Prillit. Sipas policisë greke, i riu shqiptar me dokumente greke, u konfliktua me disa shqiptarë të tjerë. Sherri mes tyre nisi në një lokal në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek.

Më pas konflikti mes grupit të të rinjve u zhvendos në një tjetër zonë disa metra më larg, pikërisht aty ku u gjet i vrarë edhe 23-vjeçari. Ky i fundit ishte qëlluar pesë herë me thikë, duke humbur jetën nga gjakderdhja.

Sipas hetimeve të policisë, autorët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë. Disa dëshmitarë i thanë policisë se kishin dëgjuar që njëri nga grupi i të rinjve të thoshte “qëlloje të mbarojmë punë”. Sipas tyre, kanë qenë 6 persona të maskuar me të cilët u konfliktua 23-vjeçari shqiptar, disa prej të cilëve kishin armë në duar.

Motivet deri tani mendohet se kanë qenë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës. Deri më tani kanë dëshmuar në Policinë e Athinës tre persona, shkruajnë mediat greke, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës. /Tvklan/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...