Dash/ Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat

Premte, 27 Prill 2018 20:21

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.


Kështu vlerëson DASH në raportin e fundit bere nga Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon. Dy taksa që ndikojnë jo pak në vendimet që investitorët e huaj marrin, kur përzgjedhin një treg të ri.


Sipas të dhënave të qendrës studimore Altax, Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale, me 23%. Bëhet fjalë për tatimin mbi pagën, që tek ne është në sistem progresiv, me tre nivele.


Ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit tatimi mbi të ardhurat personale varion nga 9-10%, me përjashtim vetëm të Kroacisë dhe Greqisë që janë vende të Bashkimit Europian dhe që kanë respektivisht nivelet 36% dhe 45%.

Shqipëria rezulton të ketë edhe nivelin më të lartë të tatim fitimit. Sipas të dhënave në tabelë, kjo taksë ka nivelin 15%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit varion nga 9% në Malin e Zi në 10% në të tjerat. Përjashtim bëjnë sërisht Kroacia dhe Greqia, që kanë nivele më të larta të tatim fitimit, respektivisht 18% dhe 29%.


Një tjetër element që vihet re nga tabela janë ndryshimet e shpeshta të nivelit të këtyre dy taksave krahasuar me fqinjët tanë. Rezulton se Shqipëria ka kaluar në vitin 2013 nga taksa e sheshtë 10% në 15% tatim fitim dhe në taksë profresive deri në 23% për tatimin mbi të ardhurat personale. Ndërsa vendet e tjera, me përjashtim të Kroacisë dhe Greqisë kanë mbajtur një sistem të pandryshuar fiskal, të paktën për këto dy taksa që prej vitit 2009.


Ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe nivelit të taksave janë kritikuar shpesh nga bizneset vendase dhe të huaja, si një barrierë e madhe që pengon planifikimet afatgjata të investimeve./RD

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...