×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali “Gulf” në tre fajtorë: Rama, Ahmetaj, Sulaj

Saturday, 28 Prill 2018 13:20

Falimentimi dhe zhdukja pa lënë gjurmë e kompanisë së tregtimit të karburanteve “Gulf”, përveç dëmit që ka sjellë për lë prekurit ka shtruar një sërë problemesh. “Gulf” nisi aktivitetin pikërisht në fillimet e qeverisë socialiste.

Erdhi me premtime të mëdha dhe zuri një vend jo të vogël në tregun e tregtimeve të karburanteve. “Gulf” si “rilindje” e tregtimit të karburanteve u tregua i zgjuar duke operuar vetëm në objekte të marra me qira. E vetmja pronë e “Gulf”-it ishte karburanti që shitej menjëherë.

Tanimë kur “Gulf” na ka lënë shëndenë pyetja që shtrohet është se cili ishte roli i kryeministrit Edi Rama në këtë mes kur dihet se kur është punë parash ky i fundit nuk të fal.

Përveç pjesës që Rama ka si zot i pushtetit, ministri më i interesuar poshtë tij është ai i Financave.

Kjo fushë është tejet e madhe në një sërë taksash që kanë karburantet. Ministria e Financave ka humbur një sërë të ardhurash nga falimentimi i “Gulf”-it. Sigurisht deri më sot, nuk kemi parë asnjë reagim të ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Po kaq me probleme është edhe pozicionimi i Besnik Sulajt në këtë punë kur dihet lidhja e tij me fushën e naftës. Kjo lidhje sërish çon te Edi Rama.

“Gulf” pra nuk duhet parë si dukuri pa emrat e sipërpërmendur. Sado që përpiqen t’i shmangin, ata janë thelbi i falimentimin apo më saktë i skemës së mashtrimit me emrin “Gulf”, lindur dhe zhvilluar në qeverisjen e Partisë Socialiste.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...