×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si ranë në grackën e policisë dy të arrestuarit për vrasjen në Kamëz

Premte, 27 Prill 2018 21:36

Një bisedë telefonike e përgjuar ka tradhtuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së tregtarit Agim Buci. Një pakujdesi e Vladimir Kurtit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit baba i 4 fëmijëve, ka bërë të mundur që policia të ketë provën më të fortë kundër tij dhe të zbulojë dhe bashkëpunëtorin në krimin që tronditi opinionin publik.

28-vjeçari Vladimir Kurti, emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte një nga të ndaluarit e parë të efektivëve të Komisariatit Nr.5 të Kamzës, vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur grabitja e dështuar, me bilanc tragjik për familjen Buci.

Këto janë pamjet e ndalimit të 13 personave, menjëherë pas krimit dhe ndër ta ishte edhe Vladimir Kurti. Policia pasi e mori në pyetje e la të lirë Kurtin duke vëzhguar çdo lëvizje të tij. Por një telefonatë e bërë nga personi i akuzuar për vrasje të Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci, zbuloi edhe personin tjetër të dyshuar si të përfshirë në këtë grabitje me dhunë dhe çoi më pas dhe në arrestimin e tij.

Sipas policisë, Ruzhdi Hode ishte drejtuesi i automjetit tip “Volfswagen Golf”, ngjyrë të zezë, e përdorur nga dy autorët. Unifomat blu, në bazë të dëshmitarëve okularë kanë mundur të identifikojnë autorin e parë të dyshuar që ishte Ruzhdi Hode, por 25-vjeçari ishte larguar në drejtim të zonës së Paskuqanit, ku edhe ka hedhur armën në Lumin e Tiranës bashkë me disa rroba e doreza të përdorura në krim.

Policia ka fiksuar si provë edhe një bisedë telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij. 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në Drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, i telefonon mikun e tij Hode dhe i thotë: “I fshehe ato, se mua më morën në pyetje”. Në këtë mënyrë uniformat blu zbuluan edhe autorin e dytë krimit, i cili u prangos mëngjesin e së enjtes në banesën e tij.

Kurti dhe Hode janë të dy me orgjinë nga qyteti i Burrelit, ndërsa familjet e tyre ishin vendosur në Kamëz pas vitit 2000. 28-vjeçari ishte dënuar më parë për “grabitje me dhunë” në vitin 2010, ku edhe kreu dënimet me 5 vite burg. Gjithashtu, Kurti sipas banorëve të lagjes “OSBE” në Kamëz është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se krimin mund ta ketë kryer nën efektin e drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...