×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Thirrja e gjyqtarëve: Respektoni standardet evropiane të vettingut!

Saturday, 28 Prill 2018 15:33

Në kohën kur jo pak gjyqtarë dhe prokurorë ndodhen nën valën e parë të hetimit administrativ dhe nën ethet e komunikimit elektronik me trupat e vettingut, Unioni i Gjyqtarëve iu lëshoi thirrje jo vetëm kwtyre institucioneve, por edhe politikës e medias që të respektojnë standardet.

Megjithëse u adresohej të tre komponentëve, theksi i apelit ishte veçanërisht ndaj dy organeve të vettingut, të cilat sipas komunitetit të gjyqtarëve nuk duhet të harrojnë piketat e Komisionit të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet e Vettingut të vijojnë një proces rikontrolli konform standardeve më të larta të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, opinionit të Komisionit të Venecias, të opinionit të rrjeteve gjyqësore evropiane, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke pasur si qëllim shëndoshjen e sistemit gjyqësor dhe jo ndëshkimin individual të gjyqtarëve. Unioni kërkon nga opinioni publik, media dhe politika të mos influencojnë procesin e vettingut me deklarata të pabaza dhe shpesh emocionale”, thuhet në deklaratën e Unionit.

Kjo deklaratë e Unionit që rreshtohet pro vettingut, vjen pothuajse një vit pasi Unioni humbi në Gjykatën Kushtetuese pretendimet për të riparë disa nene të ligjit, veçanërisht ato të rivlerësimit të figurës.

Deri më tani kanë reaguar vetëm dy njerëz për mënyrën si u zhvillua procesi i vettingut.

Besa Nikëhasani dhe Besim Trezhnjeva deklaruan publikisht se nuk u dëgjuan dhe nuk u morën provat e tyre, një standard ky që nuk u ndoq nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në rastin e gjyqtares Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Për Xhoxhajn vendimi u shty dhe pavarësisht se gjykimi ishte mbyllur, trupa e vettingut tha se ishin depozituar prova të reja.

Në proces nuk u kuptua se kur ishin dorëzuar këto prova të reja, për të cilat sipas standardeve të gjykimit, trupa duhet të ishte shprehur përpara se të tërhiqej për vendimin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...