Ja treni që “fluturon” mbi binarët magnetikë 500 kilometra në orë

Diel, 29 Prill 2018 13:37


Deri në 500 kilometra në orë
Gara për trenin më të shpejtë në botë ka një konkurrent të ri: Aero Train (i ndërtuar në bashkëpunim mes Kinës dhe Japonisë). Robotik, “treni-aeroplan”, është në fazë eksperimentimi në territorin japonez, ku ka arritur shpejtësinë maksimale 500 kilometra në orë, ndërsa emri vjen nga forma e tij e çuditshme.
Treni “fluturon” mbi binarët magnetikë, duke e rregulluar pozicionin e tij nëpërmjet një tip krahësh që e bëjnë më stabël dhe eficiente lëvizjen me shpejtësi të lartë. Pavarësisht teknologjisë së lartë, frymëzimi për sistemin e ri ka ardhur nga albatrosët. Këta shpendë janë në gjendje të fluturojnë për kilometra të tërë duke harxhuar pak energji:
Vetëm energji të rinovueshme
Sipas kinezëve, Aero Train jo vetëm do të përdorë energji të rinovueshme, por do të sjellë edhe kursime krahasuar me trenat tradicionalë. “Nëse treni lëviz me shpejtësi 500 kilometra në orë, energjia që konsumon është vetëm një e treta e asaj që përdoret nga trenat aktualë me shpejtësi të lartë, dhe një e gjashta e energjisë së trenave që lëvizin mbi binarë magnetikë”, shpjegon drejtori i projektit, profesori kinez Lai Chenguang.
I lindur në vitin 2004, Aero Train ka evoluar shumë gjatë kohës, dhe ky i fundit është gjenerata e tretë dhe duhet të hyjë në shërbim në vitin 2025. Sipas planeve ai do të lidhë dy aeroporte të Tokios, Haneda dhe Narita, 84 kilometra nga njëri-tjetri, në vetëm 10 minuta.Kina, e para
Aleanca aziatike është strategjike dhe mbështetet në disa fronte. Nga njëra anë, Kina po përpiqet të lidhë territorin e saj me linja me shpejtësi të lartë, që lejojnë lëvizjen e shpejtë dhe të sigurt. Deri më tani mbulon 25 mijë kilometra me linja të shpejta, ndërsa ‘qershia mbi tortë’ është Shanghai Transrapid, tren që lidh qytetin me aeroportin me shpejtësi maksimale 430 kilometra në orë.
Për më shumë, Kina ka në anën e saj koston e ulët të teknologjisë krahasuar me konkurrentët e tjerë në të gjithë botën. Sipas Bankës Botërore, zhvillimi dhe ndërtimi i linjave dhe trenave me shpejtësi të lartë në vendin aziatik kushton mes 17 – 21 milionë dollarë për kilometër përkundër 25 – 39 milionë për kilometër në Europë.Interesi japonez
Japonezët, nga ana e tyre, kërkojnë të dominojnë një territor në të cilin tani kanë humbur terren. Që nga vitet ‘60, në Japoni ka pasur linja të shpejta, të quajtura Shinkansen, në të cilat, në atë kohë, lëviznin trena me shpejtësi maksimale 210 kilometra në orë. Në vitet ‘70, shpejtësia maksimale e trenave arriti 319 kilometra në orë, ndërsa në vitin 2015, nëpërmjet lëvizjes magnetike, shpejtësia arriti 603 kilometra në orë.Megjithatë në dy dekadat e fundit është shfaqur konkurrenca europiane me Gjermaninë, Italinë dhe Francën të parat në kontinentin e vjetër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...