Forumi për zhvillimet e ardhshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor, nevojë e pashmangshme

Diel, 29 Prill 2018 14:08
 
Nga Dr.Mag.Elvana Hana
 
Iniciativa për krijimin e një forumi mbi ekonominë dhe zhvillimet e ardhshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor, vjen si një nevojë e pa shmangshme për t’iu paraprirë eventeve ekonomike dhe për të mos qenë vetëm vendimmarrës pasivë atëherë kur ngjarjet ekonomike ndodhin.
 
Të gjithë ne duam t’i shohim vendet tona më të begatuara, por vonojmë të investojmë në asetet e duhura për të arritur këtë prosperitet.
 
“Scan Media Group” është një media e fokusuar totalisht në ekonomi. Prej afro 10 vjetësh operon profesionalisht në tregun shqiptar. Në këtë kontekst vjen natyrshëm iniciativa jonë, për krijimin e një forumi ekonomik. Në këtë iniciativë na janë bashkuar edhe Bursa shqiptare e Unioni Kombëtar i Dhomave të Tregtisë, si dhe një pjesë e elitës ekonomike kombëtare e rajonale.
 
Ju falenderoj shumë të gjithëve.
 
Bashkëpunimi Rajonal është një nga qëllimet kryesore të Procesit të Integrimit Europian. Sidoqoftë puna për përforcimin e një bashkëpunimi afatgjatë nuk duhet të shihet vetëm si përmbushje e kërkesave të BE-së, por edhe si një faktor që kontribuon në reforma, që i flasin bizneseve të vendeve tona.
 
Kooperimi financiar dhe ekonomik është një prerekuizitë shumë e rëndësishme e kooperimit politik, dhe një faktor shumë i rëndësishëm stabiliteti e prosperiteti në vendet Ballkanike.
 
Ngjashmëritë midis vendeve tona, qëllimi ynë i përbashkët për integrimin europian, harmonizimin e legjislacionit, ashtu si edhe një trashëgimi e përbashkët përsa i përket zhvillimit të tregjeve, e bëjnë më të lehtë kooperimin tonë.
 
Ka shumë forma e mundësi të kooperimit në përgjithësi, ku vihet re një avancim në lëvizjen e lirë të njerëzve, një rritje e punësimit, ku sipas raportit të vjeshtës 2017 të Bankës Botërore, Ballkani Perëndimor ka krijuar rreth 230.000 vende të reja pune me një normë rritjeje 3.8%.
 
Ndërkohë, që nëse rritja është përshpejtim i zhvillimit, atëherë të gjithë vendet tona duhet të vendosin një balancë më të mirë midis kapitalit dhe shpenzimeve korrente. Sipas të njëjtit raport, shpenzimet rajonale mesatare në paga publike dhe benefite sociale arrijnë në 23.2% të GDP, 4-fishi i shpenzimeve mesatare për kapital që arrijnë me 5.5% e GDP-së, kjo lë shumë pak vend për rritje për Ballkanin Perëndimor.
 
Integrimi financiar mbetet një nga burimet më të mira të rritjes ekonomike. Ndërkohë që të gjithë këto vende duhet të përafrojnë legjislacionet e tyre nacionale me atë Europian, kjo gjeneron patjetër një nevojë të bashkëpunimit të institucioneve e tregjeve financiare në Ballkan.
 
Të gjithë e dimë se tregjet e vogla të fragmentuara të kapitalit, do të thotë më pak likuiditet, jo vetëm duke e bërë të vështirë për ekonominë për tu rritur, por edhe ekonomitë tona i bën më pak konkurruese globalisht. Një treg i përbashkët në rajon, jo vetëm që do të thyej barrierat, por do të thjeshtëzojë aksesin në financime kudo në rajon.
Ky bashkëveprim mund të marri forma të ndryshme nga ato politike, tek përmirësimet ligjore e rregullatore të sistemit financiar dhe mbikëqyrjes së tyre në nivelin e institucioneve financiare, bursave dhe institucioneve edukuese. Sidoqoftë kooperimi nuk duhet të shikohet vetëm si një element në plotësimin e detyrimeve rajonale për integrimin Europian por edhe si një faktor, ku përmirësimet financiare ekonomike e ligjore janë edhe prerekuizita të stabilitetit ekonomik e social në rajon.
Viti 2018 është cilësuar nga Komisioni Europian si vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor, për të kaluar fazën e integrimit, e cila përfshin lëvizjen e lirë të njerëzve, punës e kapitalit. Ndërkohë që në dy të parat ka avancim, inkurajuar ky edhe nga procesi i Berlinit, mjaft mbrapa ka mbetur lëvizja e lirë e kapitalit.
Ballkani Perëndimor një treg me 20 milionë banorë e GDP 90 miliardë dollarë, mbetet përsëri një aktor i vogël në arenën ndërkombëtare, prandaj integrimi i tregjeve tona nuk është një luks por një domosdoshmëri.
Integrimi i kapitaleve përbëhet nga dy aspekte: Integrimi i ekonomisë reale dhe asaj financiare. Ndërsa tek pjesa Reale ka një përparim, për shkak të iniciativave të bizneseve individuale, me tregun e kapitalit, që është shumë i rëndësishëm edhe për rritjen ekonomike, mbetemi mbrapa. Pavarësisht se bursat e Ballkanit Perëndimor Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje e tashmë Shqipëria në pritje edhe të Bursës së Kosovës, kanë arritur sot një kapitalizim prej 7.3 miliardë dollarë, duke përfshirë vetëm 60 kompani në rajon, ato mbeten përsëri diku tek gjysma e dy vendeve të tjerë Ballkanike, Slloveni e Kroaci tashmë të integruara në BE, të cilat kanë një kapitalizim prej 13.9 miliardë dollarë. Kjo na tregon qartë, që integrimi në një treg më të madh krijon mundësi më të mëdha për rritjen ekonomike.
“Scan Ekonomik Forum” bashkon të gjithë aktorët e rëndësishëm të lidershipit politik, tregjet e kompanitë, dhe patjetër elitën e mendimit ekonomik rajonal. Ne synojmë që këto tre forca ti aktivizojmë në shërbim të zhvillimit të vendeve tona. Ne synojmë që Ballkani Perëndimor të mos jetë një rajon problematik dhe i izoluar por pjesëmarrës aktiv i realitetit ekonomik global. Ne synojmë që Ballkani i së ardhmes të jetë Ballkani i mirëqenies.
 
 
Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 14:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...