Familjet s'kanë lekë, 50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar jetesën

Diel, 29 Prill 2018 20:45

Rreth 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm në vendin tonë, janë të detyruar të punojnë për të siguruara jetesën e tyre. Sipas një studimi të Koalicionit për arsimin Në Shqipëri rezulton se 20.14 % e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur në vështirësi për të siguruar nevojat bazë për të jetuar.

Mungesa e investimit tek fëmijët rrezikon që një numër i konsiderueshëm i tyre të ngelen jashtë dyerve të shkollës.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri kërkon më shumë vëmendje dhe rritje të shpenzimit vjetor për nxënës i cili ka qenë në nivelin më të lartë në vitin 2015, ku Qeveria shpenzoi rreth 62 mijë lek në vit, ndërkohë që vitet 2017 dhe 2018 shënojnë rënie të shpenzimeve për nxënës në 55 mijë lekë.

Sipas koalicionit për Arsimin në Shqipëri, rritja e investimit në çdo fëmijë do të ndihmonte në formimin e tij dhe brenda vitit 2030 çdo fëmijë që do të përfundonte arsimin e mesëm apo të lartë kontributi i tij apo i saj do të gjenerojë të ardhura për frymë me një rritje në masën 75% gjë e cila do ndikonte edhe në rritjen ekonomike.

Sipas shifrave të publikuara nga studimi, rezulton se vitet e fundit vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të  konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit  gjatë javës  ndërsa 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara  të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë.

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...