Autorët e krimit në Kamëz nuk pranojnë fajin, kush është vrasësi i Agim Buci-t?

Hënë, 30 Prill 2018 16:01

Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, dy të dyshuarit për vrasjen e tregtarit Agim Buci në Kamzë, dolën paraditen e së hënës para gjykatës së Tiranës në një seancë për caktimin e masës së sigurisë.

Për shkak të masave të larta të sigurisë, shoqërimi i tyre në gjykatë është bërë veç e veç, duke shtyrë me mbi 30 minuta nisjen e seancës.

Gjatë procesit të dy të ndaluarit pranuan se kishin planifikuar grabitjen e marketit në pronë të viktimës. “Shkuam për të grabitur, por te dyqani situata na doli jashtë kontrollit sepse Agimi dhe e shoqja bënë rezistencë duke na qëlluar me produktet që shisnin”, kanë thënë ata.

Ndonëse asnjë nuk pranoi autorësinë e vrasjes, provat e mbledhura dhe kamerat e sigurisë tregojnë se autori i vrasjes së tregtarit Agim Buci dhe plagosjes së bashkëshortes Merita, është Vladimir Kurti. Si rrallë herë edhe avokati mbrojtës i Kurtit, pranoi se ngjarja ishte shumë e rëndë.

“Gjykata vendosi arrest me burg për të dy pasi ngjarje ishte shumë e rëndë”, tha avokati Shpëtim Kodhelaj.

Ndërkohë, në banesën e të ndjerit, Agim Buci, dera e oborrit qëndron e hapur në pritje të njerëzve që shkojnë për ngushëllim. Jashtë kamerave, familjarë të të ndjerit shprehen se tani që janë kapur autoret ndihen më të çliruar, por jo të gjithë janë të mendimit që shteti të zbatojë ligjet.

Ka familjarë që shprehen se gjaku i njeriut të tyre nuk mund të falet. Ndërsa disa qindra metra me tej, dera e banesës së Vladimir Kurtit qëndron e mbyllur.

Ne oborr dalin herë pas here gratë e familjes. Familja e Vladimir Kurtit është ngujuar në banesën e saj. Tre vëllezërit e tij janë larguar nga frika e gjakmarrjes, ndërsa i vetmi burrë i familjes është i ati që qëndron në shtëpi./Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...