×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Në pranga shkodrani që tentoi të kalonte refugjatët në Mal të zi

Tuesday, 01 May 2018 11:56

Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi me mjetin e tij Benz po tentonte të kalonte për në Malin e Zi, 6 refugjatë palestinezë dhe sirianë.

Sipas burimeve zyrtare shërbimet kufitare në Hanin e Hotit kanë arrestuar Agostin Vucinaj, 45 vjeç nga Shkodra.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 30.04.2018 është kapur nga Rojet Kufitare në rrugën automobilistike Bajzë – Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, me automjetin e tip “Mercedes Benz”, me targe AA 396 PI, ku ka rezultuar se ishin 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas Sirianë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 12:08
Login to post comments