Vajza që nuk e ndërron fshatin me qytetin, ‘Do të zgjidhja traktorin në vend te BMW’

Tuesday, 01 May 2018 17:39

Etmira Toska ështe një vajzë e cila jeton dhe punon në fshatin Ferras të Divjakës.

Jeta e Etmirës është ndryshe nga ajo e bashkëmoshatareve të saj të cilat jetojnë në qytet.

Zilja e zgjimit bie në orën 5 të mengjesit. Pasi mjel 45 lopët që ka në stallë e merr qumështin dhe e çon te pika e grumbullimit e cila ndodhet 4 km nga shtëpia e saj.

"Dita ime nis në 5 të mëngjesit dhe fillon me mjeljen e lopëvë", thotë vajza.

Më pas kthehet përsëri në shtëpi për të marrë traktorin dhe shkon në arë për të punuar tokën.

Puna në fushë vazhdon për rreth 10 orë, pavarësisht lodhjes Etmira thotë se asnjëherë nuk do ta linte fshatin për të jetuar në Tirane.

"Punoj rreth 60 ha tokë. Traktorin e kam mësuar që 12 vjece, e kam shumë qejf punën", thotë Etmira.

Nese dikush do t'i ofronte një dhurate midis një makine BMW dhe traktori, ajo do te zgjidhte traktorin.

"Po të më thoshte dikush që do të dhuroj një traktor ose një makinë BMW, unë do të zgjidhja traktorin"./Oranews

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...