Zhvlerësimi i Euros, kreu i Shoqatës së Eksportuesve: Pasojat të njëjta si firmat Piramidale

E mërkurë, 02 May 2018 08:30

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi i ftuar në Fax News u shpreh se zhvlerësimi i euros është lidhur me automatikisht me eksportet. Zusi u shpreh se impakti që ka rënia e euros do të jetë e ngjashme me firmat Piramidale në Shqipëri.

“Që në krye të herës në Janar, kur u shpall strategjia e deeurizimit, menjëherë shfaqëm dyshimet tona se kjo strategji, në këtë formë, pa konsultim publik do të kishte pasojë zhvlersimin e euros. Zhvlerësimi i euros është i lidhur automatikisht me ekpsortet dhe këtu flasim për një parim të zhvillimit ekonomik.Ne kërkuam që të kemi një transparencë, nëse strategjia monetare po jep efektin e duhur apo jo. Nëse një politikë e caktuar monetare prodhon destabilitet, prodhon ecje mbrapa të ekonomisë së vendit, pasi ulja e eksporteve është padiskutim fenomeni më negativ i një ekonomie.”
Zusi u shpreh se ministri i Ekonomisë duhet që të pronocohet për këtë rënie në pikiatë të euros.
“Donim të bënim me dije dhe kryeministrin sepse ajo çfarë mund t’i ndodhi ekonomise së vendit për shkak të rënies së euros, mund të krahasohet me atë që kanë shkaktuar Piramidat në Shqipëri. Situata në këtë moment është e tillë të gjithë bizneset janë duke humbur muaj për muaj, deri në 10 mijë euro në muaj. Jemi në një situatë ku ekonomia ka filluar të japë shenjat e para të një rënie të fuqisë blerëse. Nëse do të fillojë kjo rënie e euros do të kemi pasoja të rënda. Ulja e eksporteve është fenomeni më negativ i ekonomisë.  Në fund të vitit do të kemi më pak vende punë, mund të kemi demotivim të bujqësisë, fermerët nuk do të bëjnë investime.
Euro po zhvlerësohet dhe kjo është gjë e gabuar. Nëse nuk ka para që vijnë nga ekportet kush do ti blejë importet?! Nëse nuk ka para në treg kush do t’i blejë produktet!? Nëse këto industri nuk do të punësojnë këto njerëz, kush do ti blejë produktet e importit. Do të jenë vetë importuesit që do të ankohen, pasi nuk do mund që të shesin. Qeveria duhet të thërrasi në parlament Guvernatorin. Qeveria nuk mund të tolerojë politika monetarë që zhvlersojnë zhvillimin e ekonomik. Nëse vazhdon kjo situatë mbas një viti do të ketë trazira sociale. E krahasoj impaktin e rënies së Euros me atë të firmave Piramidale. Shqipëria në vit për shkak të rënies së euros humbet 300 milionë dollarë. Në harkun e 2 ose 3 viteve do të kemi humbje si ato të firmave Piramidale. Nuk ka ekonomi që funksionon me importe, qeveritë duhet të nxisin eksportet dhe jo importet. Ne kemi një rënie të euros për shkat të ndërhyrjes administrative. Unë mendoj se Banka e Shqipërisë është duke dështuar në kontrollin e flukseve të valutës që hyn në vend. Nga po vjen ky fluks i Eurove në vend që shkatërroj balancën e Euros!? I gjithë ky proces i zhvlerësimit të eksporteve shqiptare duhet të hetohet nga Prokuroria.” u shpreh Zusi.
Ndërkohë në një letër të drejtuar Guvernatorit, Zusi shprehet se nëse euro do të qëndrojë në këto nivele përkundrejt lekut, ekonomia shqiptare do të ketë keto impakte gjatë vitit 2018:
Do të mungojne afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm
Do të mungojne afro 3.5 miliard lekë nga remitancat
Do të qarkullojnë afro 3.5 miliard lekë nga turizmi.
Pra, në total në ekonominë vendase do të qarkullojnë afër 14 miliard lekë më pak.
Për efekt fiskal, do të kemi afër 25 % të munguar në buxhetin e shtetit, pra afër 3.5 miliard lekë (26 milion euro) më pak në buxhetin e shtetit vetëm për vitin 2018.
Nëse do të merrnim në konsideratë që po kjo shumë do të jetë dhe xhiro e munguar e bizneseve te tjera te lidhura qoftë me industrinë e eksporteve, atë të turizmit apo të impaktuara drejtpërdrejt nga blerjet e shtesës së popullsisë që jeton në sajë të remitancave, të gjitha këto efekte dyfishohen. Ndërkohë, po te llogarisim koston per hapjen e nje vendi pune te barabarte me afro 2 milion leke, vetem per kete vit nga mungesa e këtyre të ardhurave për sipërmarrjet e prekura, do të kemi aftësi të reduktuar për hapjen e të pakten 3500 deri në 7000 vende të reja pune. Duke mos llogaritur këtu edhe reduktimet e mundshme apo shkurtimin e personelit për shkak të rënies së konkurrueshmerisë dhe të xhiros së biznesit të sipërmarrjeve eksportuese por dhe atyre të lidhura me to.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...