Prej ditës së nesërme, dielli dhe temperaturat e larta do ia lënë vendin reshjeve.
Sipas Meteoalb nga pasditja e së enjtes priten vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendit, ndërkohë që edhe temperaturat do të ulen disa gradë.
Era pritet të jetë mesatare, ndërkohë që në bregdet do të jetë më e fortë.
Ndërkohë nuk dihet nëse intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë dhe a do ketë rrezik përmbytjesh në zona të caktuara të vendit.