×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Furrat e bukës me dy kontrata OSHEE-je, rritet dyfish çmimi për kilovat

E mërkurë, 02 May 2018 17:42

Enti Rregullator i Energjisë ka konfirmuar se për furrat e bukës do të ketë dy lloje kontratash me OSHEE-në.

 Kryetari Entit, Petrit Ahmeti ka pohuar se se çmimi favorizues i energjisë prej 7,6 lekësh për kilovat orë do të aplikohet vetëm për ato biznese që merren vetëm me prodhimin e bukës.

“Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë lidhet vetëm subjektet që prodhojnë bukë”, thotë Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.

Por sa do të paguajnë për kilovat furrat e bukës që përveç bukës prodhojnë edhe byrekë, ëmbëlsira, pra prodhime të tjera brumi? 

OSHEE ka përjashtuar nga çmimi i reduktuar prej 7,6 lekësh subjektet që përveç prodhimit të bukës merren edhe me shitje ëmbëlsirash apo prodhime të tjera brumi.

Sipas ERE për këto lloj furrash çmimi do të jetë 14 lekë për kilovatorë.  “Ky është një konflikt që zgjidhet vetëm me një investim që ai të ndryshojë ose ta këtë me vete kontratën për çfarë do lloj pajisje tjetër që ka përveç furrës së bukës dhe pajisjeve që shërbejnë kësaj gjëje, kjo është zgjidhja praktikisht në lidhje me këta konsumatorë”, tha Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.

Sjellim në vëmendje që kjo nuk është pranuar nga prodhuesit e brumit të cilët nuk pranojnë gati dyfishimin e çmimit për kilovatorë. 

Duhet të themi se dy kontrata OSHEE-je për një binzes rrit shpenzimet e prodhuesve të

bukës. Madje njëra prej kontratave është me dyfishim çmimi për kilovat. 

 

REAGIMI I OSHEE-së

“OSHEE ka respektuar në vazhdimësi vendimet e ERE duke aplikuar çmimet e përcaktuara për kategori të caktuara të biznesit. Për vitin 2018, çmimet e caktuara nga ERE për furra buke e prodhim mielli për tension 0.4 janë 7.6 lekë, kurse për furra buke e prodhim mielli në nivel tensioni 10 dhe 6 kv është 7.1 lekë. Për të dyja këto kategori është aplikuar në mënyrë rigoroze ky çmim që nga fillimi i vitit dhe sot që flasim nuk ka asnjë ndryshim. Ne kemi monitoruar subjektet në terren dhe kemi evidentuar se mjaft subjekte që pretendonin se kishin furrë buke e prodhim mielli, rezultonin me aktivitet tjetër në disa raste deri dhe parukeri e lloto. Pra nuk kishte ndryshuar natyra e biznesit pas dhënies me qira të ambientit. Kemi marrë masa e më pas kemi ndërhyrë për sistemimin e kategorisë së biznesit që i takon.

Por një grup tjetër mjaft i rëndësishëm janë furra buke, prodhim mielli dhe prodhime të tjera që nuk përfshihen në këtë kategori vendimarrëse të ERE. Përveç bukës masive, e cila duhet subvencionuar dhe me të drejtë ka edhe këtë çmim, kemi një gamë të gjëra prodhimesh nga më të ndryshmet, pastiçeri, byrek, tregtim të produkteve të bulmetit, që ja ndryshojnë komplet natyrën këtij biznesi dhe nuk na lejojnë ne të aplikojmë këtë çmim të diferencuar dhe në avantazh të këtyre bizneseve. Kemi ndjekur me rigorozitet vendimet e ERE, kemi bërë ndryshimet e tarifës kur kemi parë se ky aktivitet është i ndryshëm nga ai i përcaktuar, pra ka një gamë mjaft të gjerë produktesh. Por dhe kemi kontribuar në zgjidhje, duke iu këshilluar ndarjen e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku kemi shërbimin e tregtisë të pasticerisë, produkteve të tjera, byrek etj. të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim, ku janë furrat e pjekjes dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi 7.6 lek  njofton OSHEE.”

Login to post comments