Shqiptarët marrin nën kontroll trafikun e drogës nga Kolumbia drejt Europës

E mërkurë, 02 May 2018 21:17

Një ton kokainë e kapur dy ditë më parë në Madrid të Spanjës, nxorri në dritë rolin e mafies shqiptare në Evropë.

Kokaina e ardhur nga Kolumbia, pritej në aeroportin e Madridit nga dy shqiptarët Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Sipas mediave spanjolle, dy shqiptarët janë me përgatitje ushtarake dhe kanë marrë pjesë në disa luftëra në Ballkan.

Tvklan.al është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka mësuar se në regjistrat e qendrës së personelit të rekrutimit nuk rezultojnë emrat e tyre, pra dy shqiptarët e kapur në Spanjë nuk kanë qenë kurrë efektivë të Forcave të Armatosura. Dritan Gradica rezulton me origjinë nga Hasi, ndërsa Julian Deblini dyshohet se është shqiptar i Kosovës.

Sot radio spanjolle “Caracol” ka publikuar të tjera detaje nga raporti i Interpol për mafien shqiptare që vepron në Evropë dhe që janë të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas këtij raporti, bëhet fjalë për një rrjet të madh të shqiptarëve, të cilët sjellin drogë nga Kolumbia në Evropë përmes Spanjës, që shërben si portë hyrëse në kontinentin e vjetër.

“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.

Të dhënat e tjera për këtë rrjet mafioz të shqiptarëve tregojnë se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë.

“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle. Kjo media thotë gjithashtu se anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit po shkëmben informacion me autoritetet spanjolle, Interpolin dhe DEA-n amerikane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...