Tre persona nga e njëjta familje dhe një i afërm i tyre, kanë marrë peng një 18-vjeçar, me dyshimin se ka ngacmuar vajzën e një prej autorëve.
Ngjarja ndodhi në Kuçovë, dhe policia sqaron se personat kanë marrë peng të riun për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobusëve në lagjen “Tafil Skëndo”.
18-vjeçari të cilit i është hequr liria në mënyrë të paligjshme është banues në lagjen 11 Janari.
Policia thotë se ka arrestuar dy prej autorëve K.H, 38 vjeç, banues në lagjen 11 Janari dhe Ç.T 23 vjeç, banues në Divjakë.
Ndërsa dy persona të tjerë që bashkëpunuan në këtë vepër penale, janë shpallur në kërkim. Ata janë A.H, 35 vjeç dhe P.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Blutë e Kuçovës sqarojnë se po punohet për kapjen e autorëve të tjerë, ndërsa hetimet ndaj tyre do të kryhen për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”