330 mijë euro të tjera nga Bashkia Tiranë për kontraktorin kryesor të qeverisë

E Enjte, 03 May 2018 13:42

Bashkia Tiranë do t’i japë dhe 330 mijë euro të tjera shtesë kompanisë Fusha shpk për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Sheshin ‘ Skënderbej’, edhe pse parkimi nëntokësor ka përfunduar dhe ka filluar të përdoret.

Në total, vetëm për ndërtimin e këtij parkimi Fusha shpk ka përfituar rreth 2 milionë euro. Kontrata e parë për ndërtimin e parkimit mes Bashkisë Tiranë dhe Fushës u lidh në shtator 2016 me vlerë rreth 1,64 milionë euro.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Bashkia Tiranë ka bërë një shtesë kontrate në vlerën 330 mijë euro, pa dhënë argumentim për këtë shtesë. Bashkia ka bërë gjithashtu kontratë shtesë me vlerë rreth 3 mijë euro për kompaninë 51N4E, me objekt mbikëqyrjen e punimeve në parkimin nëntokësor.

Fusha shpk është kontraktori kryesor i qeverisë. Ajo ka fituar të dy tenderat për ndërtimin e Sheshit Skënderbej, që në total arrijnë në rreth 12,6 milionë euro. Kompania do të ndërtojë dhe Bulevardin e Vlorës, me vlerë rreth 7,7 milionë euro. Po ashtu, Fusha shpk do të jetë ndërtuesi i projektit klientelist të godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Vlen të përmendet fakti se kompania Fusha ka kryer “falas” një pjesë të madhe të punimeve të godinës së Kryeministrisë, punime që nisën sapo Edi Rama mori postin e Kryeministrit. /exit.al/

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 13:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...