“105-vjetori i emetimit të pullës së parë”, ekspozitë në kujdesin e Prof.Dr. Jovan Basho, ja aktivitetet

E Enjte, 03 May 2018 17:18

Aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Shqipëri me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, do t’i bashkohet edhe Posta Shqiptare sh.a, e cila në 5 Maj 2018, ora 19:00, në sallën Atrium të Muzeut Kombëtar,  organizon aktivitetin: - “Posta Shqiptare sh.a, me atributin e institucionit, i cili ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare, i dedikon vitit të Skënderbeut një pullë me simbolikën e Tij”. Pulla postare konsiderohet si dëshmitarja më besnike e historisë së një vendi, që shërben si simbolikë kombëtare për çdo situatë politike dhe ekonomike të saj. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë personalitete dhe figura të larta të shtetit
Programi i plotë i aktivitetit:
1. Ora 19:00 -   Hapja e aktivitetit.
Fjala hapëse e Administratorit z.Laert Duraj mbi strategjinë e zhvillimit 2018-2022 të Postës Shqiptare.
2.  Ora 19:30  - Fjala përshëndetëse e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z Arben Ahmetaj.
3. Ora 19:45  -  Fjala përshëndetëse e Kryeministrit
4. Ora 20:00 -  Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare”.

  1. 5. Ora 20:30 - Koncert, Kuartet Violinë nga Ina Kosturi.
  2. 6. Ora 21:00 - Happy Hour – Posta Shqiptare Staf & Partners.

Theksojmë se me rastin e këtij eventi në datat 3-5 Maj do të hapet ekspozita e Pullës Shqiptare e asistuar nga Shoqata e Koleksionistëve Shqiptar dhe nën kujdesin e Prof.Dr. Johvan Basho, në ambientin e hollit të Muzeut Historik Kombëtar.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...