Sherri i vjetër i pronësisë mbledh policinë e Tiranës në tregun “Çam”

E Enjte, 03 May 2018 18:06

Një konflikt pronësie kërkoi ndërhyrjen e policisë për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy familjeve dhe përmbaruesit në tregun “Çam” në kryeqytet.

Në pronën e familjes Skifteri, që në fillim të viteve ‘90, janë ndërtuar disa magazina nga familja Çizmja. Familja pronare e truallit, ka fituar të gjitha gjyqet, por sot e ka të pamundur të marrë pronën e saj.

“Kemi 10 vjet që shkojmë dyerve të gjykatave. Pala tjetër vetëm me një autorizim quhet pronar, ne me certifikatë pronësie nuk quhemi pronar”, shprehet Arta Sino, trashëgimtare.

Ambientet e ndërtuara në pronën e familjes Skifteri, janë të lëshuara me kontrate me qira dhe përmbaruesit e kanë të vështirë të ekzekutojnë vendimin.

“Në zbatim të këtij vendimi, ne kemi bërë pjesërisht një ekzekutim të këtij vendimi. Priten të vijnë personat që i kanë dhe të hapin dyqanet, edhe me dhunë mund të bëhet sepse janë njoftuar dhe kemi ardhur 3-4 herë këtu. Do hapet dyqani dhe do inventarizohet malli”, thotë përmbaruesi, Zyber shehu.

Ndërkohë, avokati që mbron shitësit që kanë me qira dyqanet, thotë se zbatimi i vendimit të përmbaruesit përben shkelje.

“Dokumentacionin ne e kemi paraqitur këto ditë edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila urdhëron përmbaruesin që të çojë për 7 ditë dosjen për kontroll. Nëse nuk e çon do të përballen me pasojat siç e sanksionon ligji”, shprehet avokati i tregtareve, Seit Çizmja.

Familja Skifteri ka fituar të drejtën me vendim gjykate që t’i kthehet mbrapsht rreth 250 metër katror truall dhe një shtëpi banimi prej 75 metra katror.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...