Policia e Dibrës ka vënë në pranga ditën e djeshme inxhinierin dhe teknikun e një miniere, duke i akuzuar ata për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë"
Bëhet fjalë për Jakup Gurra, 61vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere si dhe Nerim Livani, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik miniere.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë, në galerinë nr 10, të subjektit Minerar “Kaprolla”sh p k , gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi B.P, 48 vjeç, (vagonist në minierë).
Ai është dërguar në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /55News.al/