×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Greqia kërkon 180 shqiptarë, Shqipëria s'i ekstradon. Ja arsyet...

Diel, 06 May 2018 10:19

Më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen për krime të rënda në Greqi, po strehohen në Shqipëri.

Kështu shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, duke iu referuar burimeve policore. Sipas kësaj gazete, bëhet fjalë për krime të kryera gjatë 18 viteve të fundit.

Konkretisht, autoritetet greke kanë lëshuar 184 urdhër-arreste për qytetarë shqiptarë të akuzuar për vepra të ndryshme penale që prej vitit 2000. Asnjë prej tyre nuk është kapur.

Sipas policisë greke, shqiptarët e kërkuar për krime në Greqi janë arratisur dhe fshihen në Shqipëri.

Gjatë këtij viti janë lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për 14 shqiptarë, ndërsa në vitin 2017 u lëshuan 21 mandate kërkimi dhe 26 për vitin 2016.

Zyrtarë të lartë të Policisë Greke kanë thënë për Kathimerini se asnjë prej shqiptarëve të kërkuar nuk është ekstraduar në Greqi, me pretendimin se hasin në vështirësi nga autoritetet shqiptare.

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, pala shqiptare na kërkon të dërgojmë shkresat të përkthyera në gjuhën shqipe në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi por të përballen me gjyqin në Shqipëri”, tha një burim policor për “Kathimerini”./tvklan.al/

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...